Barcelona nuk i mirëpret më turistët - Business Magazine Albania

Barcelona nuk i mirëpret më turistët


Barcelona nuk i mirëpret më turistët si më parë.

Dy ditë pasi të gjithë hotelet e rinj u përzunë nga qendra e qytetit, Barcelona prezantoi një plan të ri i cili frenon turizmin deri në vitin 2020.

Vitin e kaluar Barcelona priti 32 milionë vizitorë. Edhe pse turizmi është një pjesë vitale për ekonominë e qytetit (grumbullon 14% të të ardhurave vjetore), ajo është gjithashtu duke rritur çmimet eshtëpive, duke i shtyrë vendasit dhe dyqanet kryesore në favor të hoteleve dhe kurtheve turistike.

Kryebashkiakja e Barcelonës Ada Colau paraqiti “Planin Strategjik për Turizmin 2020.” Plani ka për qëllim të “qeverisë turizmin”, dhe ofron një zgjidhje për praktikat që ndikojnë negativisht te vendasit, si rritja e çmimeve dhe mbipopullimin e rrugëve.

Qyteti po planifikon rritjen e çmimeve të parkimit për autobusët e turistëve, të cilët nga ana tjetër, në mënyrë të pashmangshme do të rrisin çmimet e udhëtimit me autobus.

Lëvizja e qytetit për të luftuar turizmin vjen si pasojë e përpjekjeve të vazhdueshme të vendasve. Në janar, me mijëra banorë marshuan në Las Ramblas duke protestuar për rinovimin e qytetit dhe numrin e lartë të turistëve.

“Ne e kuptojmë që njerëzit e tjerë e pëlqejnë qytetin, por ne po bëhemi një park turistik sa herë që një dyqan ushqimesh mbyllet dhe një dyqan suveniresh e zëvendëson,” tha zëvendës kryetarja për planifikim urban Janet Sanz. “Njerëzit jetojnë dhe punojnë këtu. Ky nuk është një vend për t’u argëtuar në fundjavë.”

/TravelAndLeisure

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0