Barbara Slade Jagodic, specialistja e marketingut dixhital, folësja e rradhës në AllWeb Albania 2018

Barbara Slade Jagodic, specialistja e marketingut dixhital, folësja e rradhës në AllWeb Albania 2018


 

Barbara Slade Jagodic është folësja e re që konfirmohet në Konferencën e Marketingut Dixhital AllWeb. Barbara është konsulente e marketingut dixhital, SEO copywriter dhe pedadoge. “Zonja e Marketingut”, që shkëlqen në komunikimin dixhital. Ajo është nga gazetaret e para në web si dhe menaxhere e komunitetit në Kroaci.

Konferenca e përvitshme dedikuar marketingut dixhital, AllWeb po përgatitet për edicionin e saj të tretë. Tashmë prej 2 vitesh si organizim, AllWeb është konferenca që i tejkaloi pritshmëritë duke ndikuar fuqishëm në skenën shqiptare të zhvillimit të Marketingut dhe Inovacionit me përmbajtje cilësore nga folës Ndërkombëtarë / Rajonalë dhe vendas. Ju njohim me folëse e rradhës, Barbara Slade Jagodic.

Lexoni: AllWeb 2018 – Prezantohen 3 folësit e parë!

Në një nivel ndërkombëtar, projektet e saj janë vlerësuar me çmimin e parë në fushën e marketingut të përmbajtjes. Specialitetet e saj përfshijnë menaxhimin e projekteve në web, SEO copywritting, marketingun e përmbajtjes, PR dhe marketingun në mediat sociale. Me pak fjalë, ajo i bën faqet e internetit të dukshme në motorin e kërkimit Google dhe të njohura në platformat e mediave sociale.

AllWeb është Konferenca e parë e Marketingut Dixhital në Tiranë. Organizohet që nga viti 2012 në Shkup duke mirëpritur në skenën e saj folës profesionistë nga kompani që përfaqësojnë marka të mirënjohura ndërkombëtare. Ky është viti i tretë që AllWeb mirëpret në Tiranë folësit më të mirë nga e gjithë bota për të vënë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të marketingut dixhital.

Lexoni: Konferenca AllWeb, biletën mund ta blini edhe me Easy Pay

Për më tepër informacion kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose marketing@newmedia.al

Si edhe me Darko Bulldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0