Barazia gjinore, delegacioni i nivelit të lartë nga Turqia, vizitë studimore në Shqipëri - Business Magazine Albania

Barazia gjinore, delegacioni i nivelit të lartë nga Turqia, vizitë studimore në Shqipëri

Një delegacion i nivelit të lartë nga Turqia ndodhet në Shqipëri për të diskutuar me drejtuesit e Ministrisë së Financave për barazinë gjinore dhe buxhetin e dedikuar për këtë qëllim. Vizita studimore në Shqipëri qe do të organizohet gjatë datave 12-16 shtator, ka synim për të ndërtuar pronësi dhe njohuri teknike të nivelit të lartë për pjesëmarrësit, si dhe për të mësuar nga përvoja shqiptare dhe praktikat më të mira se si të zbatohet projekti i Buxhetimit të Përgjithshëm Gjinor (Gender Responsive Budgeting) dhe të mbikëqyret zbatimi i tij, si dhe të legjislacionit përkatës.
Sjellja e zyrtarëve të lartë turq nga institucionet qendrore me homologët e tyre në Shqipëri do të nxisë gjithashtu shkëmbimin e përvojave, rrjetëzimin dhe dialogun ndërkombëtar. Gjatë takimit me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u theksua rëndësia e projektit të GRB që po zbatohet në Shqipëri, me mbështetjen e UN Women, si dhe masat që ka marrë qeveria shqiptare për të garantuar garazinë gjinore, ku burrat dhe gratë të kenë akses të njëjtë në shërbimet publike.

“Barazia gjinore është përfshirë si një nga parimet thelbësore të buxhetimit në ligjin organik të buxhetit në vitin 2016 dhe në ligjin për financat lokale në vitin 2017. Ndërsa Buxhetimi i Përgjigjshëm Gjinor si synim në vetvete, ka qenë pjesë e Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike që prej vitit 2014Ndryshimet institucionale dhe ligjore, si dhe aktivitetet për ngritjen e kapaciteteve për Barazinë Gjinore dhe Buxhetimin e Përgjigjshëm Gjinor për administratën publike ishin udhërrëfyesi i nevojshëm për integrimin e Buxhetimit të Përgjigjshëm Gjinor në sistemin e Menaxhimit të Financave Publike. Ndërkohë, përmirësimi i aftësive dhe njohurive të nëpunësve të administratës publike në çështjet buxhetore, ashtu edhe në çështjet gjinore ka qenë çelësi për zbatimin e suksesshëm të iniciativës së Buxhetimit te Përgjigjshëm Gjinor”, ka deklaruar ministrja.

Sipas të dhënave, ndër 43 programet buxhetore në kuadër të programit buxhetor afatmesëm (PBA) 2022-2024, gjysma trajtojnë çështjet e pabarazisë gjinore në sektorë si shëndetësia, mbrojtja sociale, arsimi, drejtësia, biznesi dhe bujqësia. Elementet buxhetore përkatëse të përgjigjshme gjinore përbëjnë 7.2 për qind të totalit të buxhetit të planifikuar vjetor.

Buxheti i Përgjigjshëm Gjinor për vitin 2022, i cili adreson çështjet e pabarazisë gjinore është llogaritur si 9 % e buxhetit total, ndërsa kjo përqindje përfaqëson një rritje të qartë krahasuar me vetëm 1 për qind që zinte në vitin 2015.

Falë këtyre masave, por edhe fokusit më të madh tek gratë, sot ato kanë poste kyce në shoqëri dhe ekonomi. Statistikat tregojnë seë gratë zënë mbi 73 për qind të posteve ministrore. Përfaqësimi i tyre midis anëtarëve të bordit të Bankës Qëndrore të Shqipërisë është 55.5 për qind, i cili është më shumë se dyfishi i mesatares së Bashkimit Europian prej 20.3 për qind.

Përmirësimi ka qënë i dukshëm për gratë në aksesin e kredive. Masat financiare që synuan zbutjen e pasojave të pandemisë kanë vënë në shënjestër edhe bizneset e mëdha, ku gratë përbëjnë rreth 14 % të pronarëve të këtyre bizneseve.

Ministrja e Financave ka vlerësuar bashkëpunimin me UN Women në Shqipëri, si një organizatë që po punon për të vendosur barazinë gjinore në qendër të planifikimit dhe buxhetimit për zhvillimin kombëtar drejt integrimit të Shqipërisë në BE. “Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për financim publik transparent dhe adekuat për barazinë gjinore, duke përfshirë buxhete të përgjegjshme ndaj gjinisë që kanalizojnë burime adekuate si për gratë ashtu edhe për burrat.

UN Women ka ofruar mbështetje për institucionet kombëtare dhe lokale gjatë viteve të fundit në integrimin e çështjeve gjinore në planifikimin e politikave dhe buxhetimin. Se bashku ne kemi zbatuar iniciativa për të rritur kapacitetet e tyre në analizimin, hartimin dhe ekzekutimin e planeve dhe buxheteve të përgjegjshme ndaj gjinisë, ndërsa nga ana tjetër kemi ofruar mjetet dhe kapacitetet e duhura për institucionet kyçe për të gjurmuar alokimet dhe shpenzimet buxhetore nga gjinia përkatëse”, është shprehur ministrja. Delegacioni i nivelit të lartë nga Turqia do të vijojë takimet në Shqipëri edhe gjatë tre ditëve të ardhshme. fastnewseconomy

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0