Bankat shqiptare: Përdorni sa më pak kartëmonedha, mund t'a përcjellin virusin

Bankat shqiptare: Përdorni sa më pak kartëmonedha, mund t’a përcjellin virusin

~4 minuta lexim


Një përcjellës shumë i mirë i Coronavirus janë edhe kartëmonedhat. Daily Mail ka publikuar një studim ku cilësohet se virusi mund të mbijetojë në sipërfaqe të forta nga 2 orë deri në 9 ditë.

Në Shqipëri, bankat po i këshillojnë klientët të mos përdorin para cash. Në një njoftim dërguar klientëve të saj, Banka Kombëtare Tregtare i sugjeron që të shmangin prekjen e parave dhe nënshkrimin e faturave. Banka i këshillon gjithashtu klientët që të shmangin kontaktin në ambientet në degët e bankave dhe përdorin kanalet dixhitale online si dhe kartat pa kontakt.

Bankat kanë marrë edhe masa për të minimizuar rrezikun e marrjes së virusit në sportelet e bankës dhe për të siguruar punonjësit e tyre. Në sportelet e Intesa Sanpaolo klientët rrinë në rradhë jashtë dhe përpara se të futen janë të detyruar nga personeli i ruajtjes fizike që të dezinfektojnë duart. Klientët duhet të mbajnë një distancë rreth gjysmë metri nga sporteli.

Lexoni: Turizmi kërkon lehtësira fiskale, kërkesë zyrtare ndaj Ministrisë së Mjedisit

Edhe Union Bank në një njoftim për klientët thotë se për shkak të situatës aktuale, ka ndërmarrë disa masa që synojnë parandalimin e përhapjes së virusit nëpërmjet disa rregullave, si hyrja e kontrolluar e klientëve në degët e Bankës, mbajtja e distancës të klientëve që presin jashtë. Banka thotë se është e këshillueshme që në ambientet e saj të mos hyjnë persona, që kanë udhëtuar së fundi në vende të konsideruara me rrezikshmëri të lartë nga OBSH, si: Kina, Italia, Koreja e Jugut dhe Irani.

Të gjitha bankat i këshillojnë klientët që të kryejnë pagesat online, për të shmangur kontaktet fizike.

Risku i marrjes së viruseve nga kartëmonedhat

Kartëmonedhat si një mjet këmbimi qarkullojnë me shpejtësi të lartë në duar të njerëzve të ndryshëm që i përdorin ato për transaksione dhe blerje të përditshme.

Lexoni: Çfarë do të ndodh me Fasoneritë në Shqipëri

Prandaj, risku i marrjes së Coronavirus nga kartëmonedhat është i konsiderueshëm.

Për të shmangur ose minimizuar këto risqe OBSH udhëzon përdorimin e metodave më të zgjuara për nevojat tona të përditshme si Bankingu Digjital dhe Pagesat Contactless (Pa Kontakt) për të shmangur kartëmonedhat e kontaminuara. Ekspertët e shëndetit këshillojnë konsumatorët që të përdorin kartat e debitit ose të kreditit për të kryer blerjet në supermarkete, karburante, farmaci etj në mënyrë që të shmanget marrja e korona virusit nga kartëmonedhat.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Inovacioni nuk është produkt i logjikës së qartë por i imagjinatës së lirë.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0
NEW

Episodi 3 "Think Big" me Genti Selenica

Baboon Delivery - Shiko tani live

Episodi 3 "Think Big" me Genti Selenica (Baboon Delivery)