Banka Qëndrore Europiane: Kërkon masa me vlerë 1.5 trilion euro këtë vit për të trajtuar krizën e Covid-19

Banka Qëndrore Europiane: Kërkon masa me vlerë 1.5 trilion euro këtë vit për të trajtuar krizën e Covid-19


Banka Qendrore Evropiane u tha ministrave të financave të Eurozonës, se bllokut mund t’i duhen masa fiskale me vlerë deri në 1.5 trilion euro (1.6 trilion dollarë) këtë vit për të trajtuar krizën ekonomike të shkaktuar nga epidemia e COVID-19.

Lexo: Analizë: Cila është strategjia e Europës për të dalë nga pandemia

Një zëdhënës i ECB nuk pranoi të komentojë.

Në një takim me videokonferencë, Komisioni i BE vlerësoi se ekonomia e bllokut të Eurozonë mund të tkurret me 10% këtë vit. Por, ministrat nuk gjetën një plan të përbashkët se si të rritnin ekonominë dhe nuk arritën të bien dakord për një tekst të përbashkët.

Në konferencën, e cila përfundoi të Mërkurën pa marrëveshje pas 16 orësh bisedimesh, Gjermania, Hollanda dhe vendet e tjera të Evropës Veriore ishin të gatshme të mbështesin masat e BE me vlerë 500 miliardë euro, thanë zyrtarët që morën pjesë në takim.

Mbështetja e BE do të mbështeste masat kombëtare, por përpjekja e përgjithshme fiskale mund të mos jetë e mjaftueshme, për të përmbushur nevojat totale të financimit, thanë zyrtarët.

Në takim Franca, Italia dhe Spanja thanë se përpjekja evropiane për të zgjidhur krizën duhet të jetë mbi 1 trilion euro këtë vit, thanë zyrtarët, në përputhje me vlerësimin e ECB për nevojat e financimit nga 1 deri në 1.5 trilion.

Lexo: “Ndihma e Luftës” për bizneset e mëdha: Kredi me interes deri 2.85 % e paga jo më të larta se 150 mijë lekë

Ndërsa pjesëmarrësit ngushtuan hendekun e pikëpamjeve gjatë bisedimeve të tyre të gjata, një marrëveshje nuk mund të arrihet kryesisht për shkak të rezistencës nga Holanda dhe Italia, thanë zyrtarët.

Italia dëshironte një marrëveshje më ambicioze me referenca më të qarta për emetimin e borxhit të përbashkët në të ardhmen, ndërsa Hollanda shtyu kushte për çdo vijë kredie të BE për vendet në nevojë.

Burimi: Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0