Banka e Shqipërisë vlerëson efektet e luftës. Si pritet të goditet ekonomia jonë - Business Magazine Albania

Banka e Shqipërisë vlerëson efektet e luftës. Si pritet të goditet ekonomia jonë

Pasojat e luftës në Ukrainë do të ndihen për më shumë se një vit në ekonominë shqiptare.  Janë këto vlerësimet e Bankës së Shqipërisë të prezantuara në Raportin e Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e dytë të vitit të kaluar, ku analiza fokusohet edhe te ndikimi i luftës.

Sipas bankës, efektet do të prekin të gjithë zinxhirin ekonomik, për shkak të çmimeve të larta që do të rrisin edhe më tej kostot e prodhimit, duke sjellë rënie të ndjeshme të konsumit e ngadalësim të gjithë ekonomisë. Energjia, drithërat, ndërtimi dhe turizmi janë sektorët që do të goditen më shumë sipas analizës së bankës qendrore.

Por, rreziku edhe pse në mënyrë të tërthortë, do të ndihet edhe në sektorin bankar. Kjo pasi kriza e çmimeve po prek të ardhurat e qytetarëve dhe ecurinë e bizneseve, çka sipas bankave mund të sjellë pamundësinë e tyre për të shlyer në kohë kreditë e marra.

Veç rënies së konsumit, efektet negative do të ndihen edhe te investimet që sipas bankës pritet të ulen këtë vit për shkak të situatës së krijuar, ndërsa parashikohet që edhe deficiti buxhetor të zgjerohet më tej duke vënë në vështirësi buxhetin e shtetit.

Lexo edhe: FMN dhe BB: nevojitet koordinim mes politikës fiskale dhe monetare për të frenuar pasojat e luftës në Ukrainë

Edhe pse Shqipëria ka një volum të ulët tregtar me Rusinë dhe Ukrainën, çka nënkupton se nuk preket drejtpërdrejt në drejtim të tregtisë së jashtme, efektet janë të pashmangshme pasi vendi importon mallra nga vendet e tjera duke u varur kështu nga luhatjet e forta në tregjet ndërkombëtare që reflektohen më pas në rritje të kostove të mallrave në tregun vendas.

Në kushtet kur të gjitha vlerësimet e autoriteteve vendase e të huaja flasin për një frenim të ekonomisë si pasojë e zhvillimeve ndërkombëtare dhe plotësimit të nevojave të energjisë që mbetet sfida kryesore për vendin, Banka Shqipërisë vlerëson se përballimi i tyre kërkon bashkëpunim me saj dhe qeverisë në drejtim të mirëadministrimit fiskal dhe ndërmarrjen e reformave të thella për kapërcimin e krizës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0