Banka Botërore financon vende të Europës dhe Azisë Qendrore në përgjigje Covid-19

Banka Botërore financon vende të Europës dhe Azisë Qendrore në përgjigje Covid-19


Banka Botërore vë në dispozicion një paketë financiare për Europën dhe Azinë Qëndrore. Sipas njoftimit të saj, këto vende do të përfitojnë nga një instrument i përshpejtuar dhe financime që synojnë të zbusin pasojat negative të pandemisë COVID-19. Paketa fillestare është kundërpërgjigjie ndaj situatës së jashtëzakonshme globale. 

Lexo: Si penetron dhe godet koronavirusi organizmin

Sipas njoftimit, 25 vende nga mbarë bota do të përfitojnë një shumë totale prej afro 2 miliardë $ nga ky segment i parë financimi në kuadër të instrumentit të përshpejtuar të Bankës Botërore për COVID-19, përfshirë edhe dy vende të Europës dhe Azisë Qendrore. Taxhikistani dhe Kirgizstani do të marrin, përkatësisht, nga 11.3 milionë $ dhe 12.15 milionë $.

BB vëren se disa vende të tjera të këtij rajoni janë duke marrë mbështetje nga Banka Botërore përmes mjeteve të tjera të financimit, përfshirë edhe lëvrimin e hershëm ose ristrukturimin e projekteve dhe huave ekzistuese.

“Vendet në të gjithë Europën dhe Azinë Qendrore, sikurse edhe në anë të tjera të botës, po përballen me një emergjencë shëndetësore që sjell pasoja të menjëhershme shoqërore dhe ekonomike, ndryshe nga situata të tjera që mund të kemi parë më parë”, tha Cyril Muller, nënpresident i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore. – “Banka Botërore po kundërpërgjigjet me të gjitha mjetet dhe financimet që ka në dispozicion, për t’i ndihmuar vendet në përpjekjet e tyre për të zbutur efektet në jetën e njerëzve.”

Lexo: Krizat nxjerrin në pah liderin…

 Aktualisht, më shumë se dhjetë vende të rajonit të Europës dhe Azisë Qendrore janë duke diskutuar me Bankën Botërore për projekte në ndihmë të zbutjes dhe trajtimin e pasojave të pandemisë së COVID-19.

 Po punojmë nga shumë afër me qeveritë e të gjithë rajonit për të minimizuar humbjen e jetëve, për të fuqizuar sistemet shëndetësore dhe për të zbutur pasojat në ekonomi,” – tha Anna Bjerde, nënpresidente e emëruar për Europën dhe Azinë Qendrore.. – “Ky segment i parë financimi është një përpjekje e menjëhershme për të shpëtuar jetët sot, ndërsa, në fazat e mëpasshme, përpjekja do të jetë për të ruajtur vendet e punës dhe mjetet e jetesës së njerëzve nesër.”

 Deri tani, kundërpërgjigjia e Bankës Botërore ndaj COVID-19 në Europë dhe Azinë Qendrore përfshin vende si Taxhikistan, Kirkizstan,Kazakistani  Rumania dhe Armeni.

Lexo: OBSH dhe Viber bashkë kundër keqinformimit rreth Covid-19 me chatbot ndërveprues shumëgjuhësh

Grupi i Bankës Botërore po zgjeron në vende të tjera një paketë me procedurë të përshpejtuar prej 14 miliardë $ për ta fuqizuar kundërpërgjigjen ndaj COVID-19 në vendet në zhvillim dhe për ta shkurtuar periudhën e rimëkëmbjes. Kundërpërgjigjja imediate përfshin dhënien e financimit, të këshillave mbi politikat dhe të asistencës teknike për t’i ndihmuar vendet t’u bëjnë ballë pasojave shëndetësore dhe ekonomike të pandemisë.

Lexo: Edi Rama: Pagesat e qirave për muajt prill dhe maj do të shtyhen

IFC është duke dhënë 8 miliardë $ financime për t’i ndihmuar shoqëritë private të prekura nga pandemia dhe për të ruajtur vendet e punës. BNRZH dhe SHNZH po vendosin fillimisht 6 miliardë dollarë amerikanë në dispozicion të kundërpërgjigjes shëndetësore. Me rritjen e nevojave për mbështetje të vendeve, Grupi i Bankës Botërore do të mobilizojë deri në 160 miliardë $ gjatë një periudhe 15-mujore, për të mbrojtur shtresat e varfra dhe të pambrojtura, për të mbështetur bizneset dhe për të intensifikuar rimëkëmbjen ekonomike.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0