NASA po planifikon që të dërgojë në stratosferë, një balonë me përmasat e një fushe futbolli, për të mësuar se si formohen yjet dhe planetët. Balona do të niset nga Antarktida në dhjetor 2023, si pjesë e misionit “ASTHROS” të agjencisë.
Instrumentet me të cilat do të jetë e pajisur balona, përfshirë edhe një teleskop me rreze infra të kuqe, do të përqendrohen në zonën e formimit të yjeve në Rrugën e Qumështit dhe galaksitë e tjera. Kërkuesit synojnë që të studiojnë një proces që është quajtur “informacion yjor”, sipas të cilit do të mblidhet informacioni kryesor për formimin e yjeve përgjatë historisë së universit.
Lexoni: Pas Emirateve edhe Kina nisi misionin e parë drejt planetit Mars
Testimet e para për projektin do të nisin muajin e ardhshëm. Balona do të jetë 121 metra e gjerë dhe do të arrijë të ngrihet në një lartësi mbi 39600 metra. Teleskopi mund të kontrollohet nga Toka dhe të shkarkojë në kohë reale të dhënat e mbledhura prej tij.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.