Balluku: Bizneset vetëprodhuese të energjisë mund t'i kalojnë tepricat në rrjet - Business Magazine Albania

Balluku: Bizneset vetëprodhuese të energjisë mund t’i kalojnë tepricat në rrjet

Balluku

Bizneset që prodhojnë vetë energjinë elektrike nga burime alternative do kenë mundësi t’ia kalojnë atë OSHEE. Bëhet fjalë për biznese që kanë vendosur panele diellore apo shfrytëzojnë erën. Sipas Ministres së Energjitikës, në fund të vitit OSHEE do bëjë balancën e energjisë se shpenzuar dhe asaj të kthyer në rrjet.

Kjo është një kërkesë e hershme e biznesit. Me rritjen e çmimeve të energjisë elektrike shumë prej tyre u janë drejtuar alternativave të tjera si impiantet fotovoltaike për të ulur kostot e faturës, por tepricat e prodhimit shkojnë dëm. Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se ndryshimet ligjore do të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2023.

Lexo edhe: Energjia e gjelbër/ Nga 1 nëntori grante për panelet diellore. Shpallen fituesit për 6 parqe eolike

Në takim me përfaqësuesit e biznesit u kërkua edhe subvencionimi i çmimit për bizneset që e marrin energjinë në treg të lirë. Tashmë çmimi i blerjes së energjisë për to është 31.29 lekë kWh. Ndërsa, për bizneset në tension të mesëm çmimi qëndron në 18.26 lekë kWh.

Sipas tyre konkurrenca po bëhet e padrejtë pasi në industri të njëjta paguhen çmime të ndryshme energjie, gjë që mund të sjellë falimentimin e shumë kompanive. Thjeshtimi i procedurave burokratike për marrjen e lejeve të paneleve diellore ishte një tjetër kërkesë e bizneseve, që pritet të shqyrtohet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0