Ballkani Perëndimor dhe BE-ja zotohen për më shumë arsim, trajnim, kërkim, inovacion dhe kulturë - Business Magazine Albania

Ballkani Perëndimor dhe BE-ja zotohen për më shumë arsim, trajnim, kërkim, inovacion dhe kulturë

më shumë arsim

Në fillimim të dhjetorit, gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova[1]*, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, u zotuan të rrisin mbështetjen e tyre për kërkim, inovacion, arsim, trajnim dhe kulturë në Takimin Ministror të Platformave të Ballkanit Perëndimor mbi Edukimin dhe Trajnimin & Kërkimin dhe Inovacionin, me Komisioneren Mariya Gabriel dhe zyrtarët e lartë të Komisionit Evropian. Ato shprehën mbështetjen e tyre të vendosur për propozimin për “Agjendën e Ballkanit Perëndimor për Inovacionin, Kërkimin, Edukimin, Kulturën, Rininë dhe Sportin”, një vizion pozitiv dhe largpamës për të gjithë.

Ministrat e kërkimit, inovacionit, arsimit dhe kulturës të Ballkanit Perëndimor morën pjesë në takim ku shkëmbyen këndvështrimet dhe përvojat e tyre. Ata të gjithë u angazhuan për të rritur mbështetjen e tyre në këta sektorë dhe gjithashtu mbështetën programet e ndryshme të BE-së që synojnë përmirësimin e bashkëpunimit ndërkufitar në këto fusha.

Komisionerja e BE-së për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin dhe Rininë, Mariya Gabriel u shpreh se “Agjenda e Ballkanit Perëndimor për Inovacionin, Kërkimin, Edukimin, Kulturën, Rininë dhe Sportin” duhet t’u sigurojë mundësi studentëve, kërkuesve, novatorëve dhe operatorëve kulturorë, në mënyrë që ata të kenë akses në tregje të reja, të jenë më konkurrues dhe të ndërtojnë prosperitet të qëndrueshëm.”

“Një agjendë e thelluar inovacioni do të jetë thelbësore për përmirësimin e zhvillimit të kapitalit njerëzor si dhe për zhvillimin e një ekosistemi të qëndrueshëm të inovacionit,” u shpreh ajo. “Ambicia jonë është të promovojmë sisteme arsimore dhe trajnimi gjithëpërfshirëse dhe me cilësi të lartë, me synim ofrimin e mundësive të reja për të rinjtë në rajone.”

Komisionerja Gabriel theksoi se investimet në fushën e arsimit, inovacionit dhe kërkimit shkencor do të nxjerrin në pah talentet në rajon, çka do të përbënte një vlerë të paçmuar për tranzicionin e gjelbër dhe digjital në të gjithë Evropën. “Kjo agjendë inovacioni synon të sjellë Ballkanin Perëndimor më pranë Bashkimit Evropian, dhe që brezi i ri të jetë fokusi i punës sonë. Ne duhet vërtetë t’u sigurojmë atyre mbështetje dhe t’u themi se mund të punojmë së bashku për të realizuar idetë , projektet dhe potencialin e tyre,” shtoi më tej ajo. “Kemi në dispozicionin tonë të gjitha instrumentet për ta kthyer inovacionin tonë të përbashkët në një histori suksesi. Le të bashkojmë forcat dhe të punojmë për të.”

Thomas Rachel, Sekretari Parlamentar i Shtetit të Gjermanisë i Ministrit Federal të Arsimit dhe Kërkimit, i cili përfaqëson Presidencën e Këshillit të BE-së, u shpreh se kriza e koronavirusit dëshmoi se sa të rëndësishme janë investimet në kërkim, inovacion dhe teknologji.

“Asnjë ekonomi nuk mund t’i zgjidhë vetë sfidat e mëdha të këtyre kohërave. Ne kemi nevojë për bashkëpunim evropian dhe ndërkombëtar në fushën e shkencës dhe kërkimit shkencor në mënyrë që të luftojmë pandeminë e koronavirusit dhe ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu”, u shpreh ai. Ai theksoi se kërkuesit nga Ballkani Perëndimor tashmë janë integruar mirë në komunitetin Evropian të kërkimit, dhe ai gjithashtu u shpreh se vitin e ardhshëm, Ministria Federale Gjermane e Arsimit dhe Kërkimit do të ofrojë fonde për 14 projekte me të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor.

Takimi Ministror është një forum shkëmbimi mes ministrave të Ballkanit Perëndimor, Komisionit Evropian dhe Shteteve Anëtare të BE-së. Në të mblidhen ministrat përgjegjës për Inovacionin, Kërkimin, Edukimin dhe Kulturën nga Ballkani Perëndimor.

Lexo: Universitetet më afër tregut të punës

Partnerët e Ballkanit Perëndimor kanë dëshmuar një pjesëmarrje më të gjerë në programet Horizont 2020 dhe Erasmus+ gjatë viteve të fundit, dhe aktualisht synojnë t’i bashkohen Horizontit për Evropën. Gjithashtu, ata kanë të gjithë potencial të fortë bashkëpunimi në sistemet e kërkimit dhe inovacionit. Kjo është tejet e rëndësishme, pasi integrimi i kuadrove të kërkimit dhe inovacionit të Ballkanit Perëndimor në Zonën Evropiane të Kërkimit është një hap i rëndësishëm përpara në rrugëtimin e tyre drejt Evropës.

Horizonti 2020: I hapur për botën

Horizont 2020 është programi më i madh shumëkombësh dedikuar kërkimit dhe inovacionit dhe është “I hapur për botën.” I gjithë Ballkani Perëndimor (përveç Kosovës*) i është bashkuar plotësisht Programit Kuadër Horizont 2020 të Bashkimit Evropian për Kërkim dhe Inovacion. Kosova* është pjesëmarrëse në këtë program si vend i tretë jo i lidhur. Kërkues, universitete, organizata kërkimore dhe shoqëri të ndryshme në të gjithë botën kanë mundur të aplikojnë dhe të marrin pjesë në aktivitetet e Programit të Punës Horizont 2020. Partnerët që i janë bashkuar Horizontit në Evropë gëzojnë të njëjtat të drejta dhe detyrime si partnerët e tyre nga vendet e BE-së.

Horizont Evropë

Investimet në kërkime dhe inovacione nënkuptojnë investime në të ardhmen e Evropës. Kjo na ndihmon të konkurrojmë në nivel global dhe të ruajmë modelin tonë unik shoqëror. Kjo përmirëson jetën e përditshme të miliona njerëzve këtu në Evropë dhe në botë, duke ardhur në ndihmë për zgjidhjen e disa prej sfidave tona më të mëdha shoqërore. Duke u bazuar në arritjet dhe suksesin e programeve më të mira të BE-së në fushën e kërkimit dhe inovacionit në të shkuarën, Komisioni Evropian propozon një buxhet prej 100 miliardë eurosh për Horizont Evropë për vitet 2021-2027. Horizont Evropë është programi më ambicioz i financimit të kërkimit dhe inovacionit i të gjitha kohërave. Ai do të vazhdojë të nxisë ekselencën shkencore të Evropës përmes Këshillit Evropian të Kërkimit dhe bursave dhe shkëmbimeve Marie Skłodowska-Curie dhe të mbështesë konsulencën shkencore, mbështetjen teknike dhe kërkimin e dedikuar të Qendrës së Përbashkët të Kërkimit. Kështu, do të shtohet një nivel të ri ambicie dhe ndikimi shkencor, ekonomik dhe shoqëror i fondeve të BE-së do të rritet.

Erasmus+

Gjashtë vende jo anëtare të BE-së marrin pjesë plotësisht në këtë program. Maqedonia e Veriut është një vend me program të plotë që nga viti 2014 dhe Serbia që nga 2019. Sipas këtij programi, gjatë viteve të fundit janë shumëfishuar mundësitë në arsimin e lartë për studentët, nxënësit dhe stafin. Nga viti 2015 deri në 2020, falë Erasmus+, rreth 49 000 studentë dhe staf janë shkëmbyer mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Gjithnjë e më shumë institucione të arsimit të lartë në rajon po angazhohen në zhvillimin e diplomave të përbashkëta të studimeve master së bashku me partnerë në Evropë, duke marrë pjesë në projekte për ndërtimin e kapaciteteve dhe duke përgatitur kështu terrenin për reforma në arsimin e lartë. Në bazë të “Komponentit Rinor” të Programit Erasmus, rreth 16 000 të rinj nga rajoni kanë marrë pjesë në shkëmbime joformale dhe vullnetarizëm.

Erasmus i ri+

Programi do të sigurojë mundësi të reja për të mbështetur institucionet e arsimit të lartë që të kenë një tranzicion të suksesshëm në epokën digjitale, për të pajisur studentët dhe stafin e tyre me aftësitë digjitale të nevojshme që ata të jenë të suksesshëm në të ardhmen dhe të kontribuojnë në rimëkëmbjen nga COVID-19. Gjithashtu, ky program është në nivel më ndërkombëtar, më i thjeshtë dhe më përfshirës. Kështu, do të shpalosen mundësi e reja edhe për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Shkëmbimet Virtuale Erasmus dhe masa të reja në fushën e AFP (lëvizshmëria dhe ndërtimi i kapaciteteve).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #26 - Korrik 2021

Ditët e nxehta të kësaj vere mund t’i freskoni me artikujt e revistës 26 të Businessmag. Një numër i pasur me artikuj rreth sipërmarrjeve në fusha të ndryshme, por edhe profileve interesante të sipërmarrësve. Që në kopertinë vini re dy djem që po çojnë përpara sipërmarrjen e ngirur nga prindërit. Një model për t’u ndjekur nga shumë sipërmarrje të tjera. Idetë e reja, nismat e reja në biznes sot janë më të rëndësishme se kurrë për të mundësuar suksesin.
Zhvillimet në disa tregje mund t’i gjeni në brendësi të revistës. Të tilla janë tregjet e real estate dhe ai i shërbimit postar.

Zhvillimet në fushën e teknologjisë këtë vit vijnë me 10 gjetjet më të rëndësishme teknologjike, të cilat janë orientuar shumë drejt zhvillimeve shëndetore.

Diaspora vjen me profilin e një sipërmarrëseje në fushën e stilimit dhe qepjes së veshjeve. Ornela ka arritur të hapë tre dyqane shërbimi, ku përshtaten brandet më të mëdha sipas nevojave të klientit.

Edukimi është një temë e prekur nga ne në këtë numër, pasi sfidat e edukimit në këtë vit pandemik kanë qenë të mëdha. Sjellim dy akademi me zhvillimet e tyre dhe qasjen ndaj edukimit gjatë pandemisë, si dhe mundësinë e edukimit të fëmijëve në format më të mira të mundshme.

Në brendë…

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0