Ballkani Perëndimor brenda 2030-ës në BE - Business Magazine Albania

Ballkani Perëndimor brenda 2030-ës në BE

Krerët e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor u pritën nga kryeministri Edi Rama para se t’i drejtoheshin Piramidës, për t’u bërë pjesë e punimeve të Samitit.

Në hapjen e Samitit, kryeministri Edi Rama theksoi ndasitë mes vendeve anëtare dhe jo anëtare të BE-së, Sipas tij, nuk janë mbajtur premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit. Ai tha se, “Sfida më e madhe politike është ndarja e dhimbshme mes anëtarëve të BE dhe jo anëtarëve. Të jetosh pa BE-në nuk është e lehtë. A mund t’i përballojmë këto ndasi? Premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar, sidomos kur krahasohet me mendësinë transformuese që ka sjellë”.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, theksoi rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe se të dyja palët duhet të jenë gati për zgjerim deri në vitin 2030. “Zgjerimi është investim në paqen dhe begatinë e BE-së dhe anëtarëve tanë të ardhshëm. Rrugëtimi juaj ka nisur më shumë se 20 vite më parë në BE. Ka qenë një rrugë shumë e ngadaltë. Zhgënjyese. Por tani, besoj që duhet të jemi gati në të dyja anët deri në 2030-ën për t’u zgjeruar. Lufta në Ukrainë e ka përqendruar vëmendjen tonë te zgjerimi”.

Sipas z.Olaf Scholz, ndikimi i marrëveshjeve të firmosura vitin e kaluar të Procesit të Berlinit kanë qenë konkrete dhe priten edhe të tjera. Megjithatë, “pas agresionit në veri të Kosovës, ka ardhur koha që të tejkalohen konfliktet që mbajnë rajonin në vend numëro”.

Për Kryetaren e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen qëllim e unionit është t’i japë qasje Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët europian. “Për këtë arsye kam prezantuar planin e rritjes. Duam që t’u japim qasje në tregun e përbashkët europian. Për këtë, na duhen reforma në Ballkanin Perëndimor dhe ata që kanë vullnetin të reformohen, do të marrin financim nga Bashkimi Europian. Është një stimul për ata që vërtet duan të ecin përpara. Dyert tona janë të hapura, kështu që le të punojmë për këtë të çuar para këtë plan rritjeje”.
Integrimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE-së ka dy aspekte të rëndësishme: politik dhe ekonomik.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0