B2B me bizneset Shqiptare dhe Maqedonase – mundesi te reja bashkepunimi per prodhuesit shqiptare - Business Magazine Albania

B2B me bizneset Shqiptare dhe Maqedonase – mundesi te reja bashkepunimi per prodhuesit shqiptare


Ne date 27 Shtator, ProCredit Bank Shqiperi dhe ProCredit Bank Maqedoni organizuan nje event te perbashket biznesi, me teme “Mundesi te reja biznesi. ProCredit Bank, nje banke per biznesin tuaj ne Rajon”. 

Rreth 50 biznese shqiptare dhe maqedonase, moren pjese ne aktivitetin e organizuar ne Struge, i dyti aktivitet i ketij lloji pas atij te organizuar ne Tirane ne Maj. Nepermjet ketij aktiviteti, banka synon t’i jape mundesine klienteve te vete, qe nepermjet rrjetit te ProCredit Bank ne rajon (Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Serbi etj.) te shfrytezojne dhe te krijojne marredhenie te reja partneriteti dhe tregje te reja per te promovuar produktet e tyre.
Krahas interesit te klienteve ne pjesemarrje, u organizuan gjithashtu edhe vizita ne mjediset e klienteve te ndryshem, per te vleresuar me nga afer kapacitetet dhe cilesite e sherbimeve te ofruara.
ProCredit Bank mbulon shtetet kryesore te rajonit, qe ofrojne potencial te larte per zhvillim ekonomik dhe zgjerim te rrjetit te bashkepunimit ndermjet bizneseve te vogla dhe te mesme, per te siguruar nje zhvillim te qendrueshem, nepermjet investimeve afatgjata dhe bashkepunimit nder-rajonal.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Lideri është ai që e njeh rrugën, e ndjek dhe e tregon atë.”
— John C. Maxwell
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0