Avni Ponari: Të sigurohesh nuk është biznes, por përgjegjësi

Avni Ponari: Të sigurohesh nuk është biznes, por përgjegjësi


Avni Ponari, kreu i Shoqatës së Siguruesve

Deri tani Covid-19 është cilësuar si ndoshta sfida më e madhe me të cilën po përballet sot bota që pas Luftës së II-të Botërore. Kjo krizë nuk ka asgjë të ngjashme me krizat e zakonshme shëndetësore kombëtare apo lokale të vendeve të botës me të cilat tashmë jemi mësuar se si t’i kapërcejmë. Por, çfarë po ndodh në të vërtetë ne sistemet ekonomike? Kush po goditet më shumë dhe do t’ia dalim këtë herë? A kemi çfarë mësojmë?

Lexo: Yuval Harari: Si të mësojmë prej epidemive të së kaluarës

Thuajse si në çdo krizë, të çdo lloji biznesi është ai që merr goditjet më të mëdha. Sigurisht që, krizat së bashku me sfidat dhe efektet negative sjellin me vete shumë mundësi të reja dhe na bënë të mendojmë dhe kuptojmë se shumë gjëra duhen bërë ndryshe. Në kohë krizash disa biznese mund të përfundojnë deri në pezullimin e përkohshëm apo falimentim i tyre por për disa sektorë të tjerë, siç po shikojmë, farmacitë, supermarketet dhe dyqanet ushqimore, etj., janë në një stad tjetër,me një funksionim normal dhe duke garantuar qëndrueshmëri dhe rritje të përfitimeve tyre.

Por, në këtë stuhi të re ku ka hyrë bota dhe mbarë njerëzimi, biznesi është gjunjëzuar si kurrë më parë. Qindra mijëra prej tyre mund të mos ngrenë më kurrë kokë si: hoteleria, aktivitetet ndërtuese, fasoneria, turizmi, shërbimet e transportit ajror, rrugor e detar, si edhe shumë industri të tjera të cilat po përballen me një “armik” që është jo vetëm i padukshëm, por që mesa duket ka ardhur që të kuvendojë me ne për një kohë të papërcaktuar. Po pyetja shtrohet a ka patur zgjidhje financiare kjo humbje masive dhe a duhen nxjerrë mësime nga kjo situatë? Si mund të mbulohen ngjarje të tilla të papritura? Cilat do të ishin rrugët e shpëtimit nga një kolaps i tillë ekonomik, financiar, politik, social dhe shëndetësor?

Natyrishtë vështirësi të mëdha kanë edhe vendet më të zhvilluara, jo më ne që jemi një vend i vogël, por kemi dhe shansin që mund ta marrim veten më shpejt, pavarësisht shkallës së zhvillimit ekonomik. Kjo situatë e përbotëshme dhe krizat e natyrave tjera apo të kësaj natyre që janë të rralla, a kanë ndonjë mbrojtje dhe a ka gjëra që duhen dhe duheshin bërë ndryshe? Fillimisht, industria e sigurimeve lindi nga nevojat e kohës dhe si një mënyrë e sigurt për të garantuar mbrojtjen e mallrave gjatë transportimit të tyre nga një port në një port tjetër ku shumë anije mbyteshin nga dallgët e furishme e për shumë arsye të tjera.

Lexo: Lazim Destani: Dhoma e Biznesit të Diasporës të bëhet advokues i investitorëve

Por, njerëzit filluan që të minimizonin humbjet nëpërmjet skemave të sigurimit. Më pas, lindi sigurimi i anijeve, i avionëve, sigurimi kundër dëmtimeve të natyrës së produkteve agrokulturore, lindën bankat dhe sigurimi i kapitaleve të tyre, lindën forma të ndryshme biznesesh dhe sigurimi i operacioneve të tyre, lindi Teknologjia e Informacionit dhe bashkë me avancimin e saj edhe sigurimet kundër humbjeve si pasojë e krimeve kibernetike, apo sigurimi i jetës, sigurimi i shëndetit deri tek dërgimi i raketave dhe satelitëve në atmosferë dhe sigurimi i tyre etj.

Kështu, si nevojë e kohës lindën në rrugë institucionale skemat e garantimit dhe mbrojtjeve financiare për individin dhe kompanitë. Falë kësaj garacie siguruese askush nuk do të dëmtohet në mënyrë të pakthyeshme sepse rreziku potencial është i mbuluar. Vazhdimësia është e garantuar, prandaj është industria e sigurimeve.. Të gjithë ‘sytë’ dhe shpresat e biznesit janë të drejtuara nga shteti dhe masat qeveritare ekonomike apo i shumëquajturi Plan Ekonomik pasi përgjegjësia kryesore në këtë situatë është vetë shteti, si administruese suprem i këtyre ditëve të të gjithë zinxhirëve të funksionimit. Nën dritën e kësaj situate totalisht bllokuese dëshiroj të ndaj me ju disa mendime dhe disa ide. Vetëm përpara tre muajsh, më 26 nëntor 2019 ne u goditëm nga një tërmet me pasoja shkatërruese ekonomike dhe sociale, dhe me humbjen e jetës së mbi 51 personave.

Tregu i sigurimeve veproi shumë shpejt me të demtuarit e siguruar duke ju bërë pagesat sipas kontratave dhe kushteve të sigurimit. Pra, të dëmtuarit dhe siguruesit në përgjithësi i përmbushën detyrimet ndaj njëri – tjetrit duke garantuar vijimësinë. Disa të siguruar, madje edhe nga ata që janë pjesë e strukturave të larta u përpoqën që të përfitonin nga kjo situatë. Sigurisht që, këto ishin në numër më të vogël 3 apo 4 persona krahasuar me barrën totale të dëmeve për mbi 2,000 raste sigurimi të paguara që kalojnë.

Lexo: Prej pandemisë Covid-19, Toka po dridhet më pak

Madje edhe një mik i imi më pyeti, “Avni, nëse prona ime do të kishte qenë e siguruar me SIGAL UNIQA, a do të mi kishit paguar të gjitha dëmet?” Dhe unë i thashë, “Po, sigurisht, një më një!” Atëherë ai me një të qeshur djallëzore më tha, “Po të paguaj tani dhe ti bëj sikur unë të isha i sigurar më parë…” Kështu, ai po kërkonte diçka që nuk i takonte ; po sa veta u dëmtuan nga tërmeti me mijëra, por përfitues ishin pak. Sepse duhet të ishim të gjithë të siguruar dhe ato dy tre ditë pas tërmeti pati ndonjë të siguruar, më pas toka u qetësua dhe njerëzit heshtën?! Përsëri në dorë të Zotit, a ka më mirë!

Situata është pothuajse e njëjtë, nuk kemi tërmet, por kemi pandemi, pyetja ështe po a ka sigurim ndaj pandemisë. Po ka,  e kam thënë disa herë çdo gjë është e sigurueshme, klienti e di se nga se është i rezikuar ,kompania e sigurimit ofron sigurimin sipas kërkesës së klientit. Nëse këto biznese që sot janë mbyllur përkohësisht do ishin të siguruara atëherë gjithçka do ishte paguar. Pra, nëse një fason, hotel apo linjë ajrore do kishte marrë edhe këtë lloj sigurimi përveç sigurimeve bazë atëherë shoqëritë e sigurimit do bënin kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga pandemia.

Kompanitë e sigurimit më të mëdha sot në botë po mbledhin të dhëna për klintët e siguruar, për të bërë kalkulimet e vlerave të dëmit, ndërprjes së biznesit dhe kompensimit të dëmeve, shperblimin e punonjësve për kohën e qëndrimit pa punë. E pra, gjithçka është e mundur, por për ne është pak e vështirë ta kuptojmë dhe besojmë, por ja që ekzistojnë edhe këto sigurime edhe këto mbulime, se pse kjo industri i ka edhe ekspertizat edhe kapacitete finaciare.
Në të gjithë këtë peisazh ndikon trashëgimia jonë e një mentaliteti komunist, ku mendohet që është shteti ai që duhet të na nxjerrë nga çdo fatkeqësi, dhe jo si përgjegjësi e vet individit.

Mbizotëron një mendim i shtrembëruar se sigurimi është vetëm në interes të fitimit të kompanive të sigurimit. Dhe kështu, individi vazhdon të jetë në qiell të hapur, apo siç na pëlqen neve që të themi: “në mëshirë të zotit.” E si ta ketë shkruar zoti. Epo ne gjithashtu themi se, “Zoti thotë: ti ruaju pak, dhe unë të ruaj shumë!”
E pra ne duhet të marrim përsipër përgjegjësitë tona dhe të bëjmë atë që është në dorën tonë, që në këtë rast do të thotë, ne nuk parashikojmë dot, por ne mund të mbrohemi!

Ndërprerja e biznesit është rrisk i sigurueshëm dhe kushtet për këto mbulime janë si kushtet e sigurimit për rreziqe të tjera, dhe këto nuk i kemi nxjerrë ne,  por bota e qytetëruar ka qindra vjet që i blenë këto sigurime, për të qenë të qetë e ndjerë veten të sigurt.

Lexo: Qeveria do të marrë borxh të hënën 120 milionë euro

Gjithçka kemi ndërtuar me mund dhe me djersë në këtë jetë, vetë jetën tonë, shëndetin, biznesin, pasuritë, mirëqenien, sigurinë tonë, ndaj duhet të bëjmë çdo gjë kemi në dorë për të minimizuar çdo rrezik që mund të na kanoset dhe të mbrojmë dhe garantojmë të ardhmen tonë financiare.
Të sigurohesh nuk është biznes, por përgjegjësi! Mbrojtje!

Siç thonë amerikanët, “Sigurimim më mirë ta kesh dhe në mos të të duhet, se sa të të duhet dhe mos ta kesh!”
Sigurimet nuk parandalojnë!
Sigurimet mbrojnë!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0