Binjaket 13 vjeçare po fillojnë biznesin e tyre të modës për të plotësuar ëndrrën e tyre - Business Magazine Albania

Binjaket 13 vjeçare po fillojnë biznesin e tyre të modës për të plotësuar ëndrrën e tyre


2 vajza 13 vjeçare nga Sidney po tentojnë të fillojnë startup-in e tyre me një linjë byzylykësh mode dhe të plotësojnë ëndrrën e tyre për të drejtuar një biznes së bashku.

 

Ndërsa pjesa më e madhe e adoleshentëve janë të zënë në kohën e pushimeve nga shkolla, motrat binjake Summer dhe Piper Workman kanë lançuar një fushatë crowdfunding për të kthyer në realitet idenë e tyre të biznesit. Vajzat po kërkojnë nga publiku të mbledhin 8000 dollarë australianë për të bërë parapagimin minimal që i kërkohet nga prodhuesit. Ata deri më tani kanë mbledhur 400 dollarë në 24 orët e para të fushatës së tyre në Kickstarter.

 

Piper u shpreh për SmartCompany se ajo dhe e motra kanë punuar fort gjatë muajve të kaluar për të zgjedhur modelet dhe një prodhues për to.

“Vendosëm të bënim byzylykët sepse ndryshe nga veshmbathjet, për to ka masa gjithmonë dhe është shumë më e thjeshtë të blesh një byzylyk se sa të zgjedhësh një veshje për një shoqe,” – tha Workman.

“Ne punuam gjatë periudhës së pushimeve dhe vendosëm të lançohemi në 22 Shtator pasi kështu do të quhet edhe marka jonë.”

Byzylykët vijnë në 5 ngjyra të ndryshme, Sidoqoftë, nëse fushata crowdfunding do të rezultojë e suksesshme binjaket shpresojnë të ofrojnë për klientët e tyre plot 22 ngjyra të ndryshme.

Adoleshentet zgjodhën emrin 2WENTY2WO (njëzeteedy) për biznesin e tyre pasi në këtë datë është ditëlindja e tyre.

 

Summer tha për SmartCompany se ajo inkurajon edhe adoleshentët e tjerë për te menduar në këtë mënyrë dhe për të krijuar produktet e tyre.

“Këshilla jonë do ishte thjesht filloni,” thotë ajo. “Gjëja e bukur që ka KickStarter është se e kupton nëse njerëzve do ju pëlqejë ideja nëse ata do ta financojnë atë. Nëse nuk mbledh fonde, mbase nuk është ideja e duhur.”

Rebekah Campbell, themeluese dhe shefe ekzekutive e kompanisë Posse, tha për SmartCompany se është e thelbësore që të rinjve tu jepet mundësia të mësojnë mbi sipërmarrjën që në moshë të hershme.

“Nëse filloni në moshë shumë të re, e kuptoni shumë shpejt se mund të bëni diçka me një ide,” – thotë Campbell.

“Kur isha 7 vjeç shisja lule jashtë shtëpisë së prindërve të mi. Ditën e parë nuk shita asnjë lule, por ditën tjetër unë shtova edhe disa tullumbace dhe kështu shumë njerëz më panë dhe ndaluan për të blerë lulet. Më pas unë kisha një biznes të vogël ku mblidhja topa golfi dhe i shisja tek dyqanet. Duhet filluar sa më herët ndaj sa më shumë ti inkurajojmë fëmijët tanë të mendojnë për sipërmarrje, aq më mirë do jetë.”

Campbell vëren se është gjë e mirë kur shikon se sa shumë mbështetje ka në ditët e sotme për të rinjtë që duan të fillojnë një diçka të tyren apo të ndërtojnë një produkt të tyrin, por beson se duhet bërë edhe më shumë.

Në këtë mënyrë, fëmijët do të arrijnë të kuptojnë se kanë opsionin për të filluar biznesin e tyre në vend që të mendojnë thjesht të ndjekin rrugën tradicionale të karrierës, shton ajo.

“Duhet tu jepni fëmijëve mundësi për të zbuluar talentin e tyre,” vazhdon Campbell. “Ndonjëherë talenti i tyre lidhet me shitjen apo me krijimin, por ata kanë nevojë për këto mundësi që të eksperimentojnë me sipërmarrjen. Përndryshe, ata kurrë nuk do ta kuptojnë se ata i mbartin këto talente.

“Më pas mund te shikoni se si ndryshon perspektiva e të vështruarit të gjërave për ta…në vend që të thonë se ‘kur të rritem dhe do punoj në një dyqan’ ato do thonë ‘kur të rritem do të krijoj produkte fantastike’.”

 

Sipas Campbell tashmë mundësitë për sipërmarrësit e rinj janë të pafundme falë Internetit dhe platformave Crowdfunding të tilla si Kickstarter dhe Pozible.

“Ti bësh fëmijët të mëndojnë si sipërmarrës është e rëndësishmë,” thotë ajo. “Nëse unë nuk do ti kisha pasur përvojat e mia të para që në fëmijëri, me siguri nuk do të kisha vazhduar këtë rrrugë. Brezi ynë shiste limonata përpara shtëpisë, por tani të rinjtë mund të kenë mundësi të futen në tregje shumë më të mëdha.”

 

Binjaket 13 vjeçare po fillojnë biznesin e tyre të modës për të plotësuar ëndrrën e tyre – Ky artikull u publikua së pari tek website Mashable.com nga autori BROEDE CARMODY i Smart Company.

U përkthye dhe u përshtat për shqip nga stafi i BusinessMag.al.

Artikullin origjinal e lexoni nw linkun: Meet the 13-year-old twins launching a fashion business in their holidays

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0