Aurora Sulçe: Tarifat e Trump dhe kërcënimi nga një krizë e re çmimesh - Business Magazine Albania

Aurora Sulçe: Tarifat e Trump dhe kërcënimi nga një krizë e re çmimesh

Aurora Sulçe: "Tarifat e Trump dhe kërcënimi nga një krizë e re çmimesh"

Nga Aurora Sulçe, drejtuese e Fast News Economy

Këtë javë hyjnë në fuqi tarifat e reja të presidentit amerikan Donald Trump ndaj partnerëve tregtarë, përfshi këtu Shqipërinë, ku tarifat për mallrave tona që shiten në tregjet amerikane, do të rriten me 10%.

Por cili pritet të jetë ndikimi në ekonominë botërore i kësaj politike tregtare të Shtëpisë së Bardhë dhe më pas, edhe në vendet e vogla si Shqipëria, që kanë si specifikë varësinë e madhe ndaj asaj që ndodh në botë, për shkak të nivelit të lartë të importeve dhe prodhimit të paktë?

Tarifat pritet të ngadalësojnë tregtinë globale, duke sjellë një rritje të kostove për të gjithë konsumatorët. Kjo pasi vendet që do të përballen me tarifat amerikane kanë paralajmëruar kundërmasa, duke nxitur kështu një valë globale të rritjes së çmimeve. Kjo politikë tregtare rrezikon të shoqërohet me rritje të proteksionizmit, pasi tarifat e Trump kanë detyruar vendet e tjera të vendosin barriera tregtare.

Një situatë e tillë do të cojë në goditje për zinxhirët e furnizimit, pasi kompanitë ndërkombëtare do të përballen me presion për të ndryshuar furnitorët ose për të zhvendosur prodhimin. Goditje do të pësojnë edhe tregjet financiare, si ato të shfaqura tashmë javën e kaluar. Nëse situata me tarifat do të përshkallëzohet, atëherë ekonomia botërore rrezikon të ngadalësohet, veçanërisht nëse shoqërohet me kriza të tjera, si konfliktet gjeopolitike apo probleme financiare.

Lexo edhe:Grupi Union shet aksionet në Digitalb, familja Hoxha merr shumicën kontrolluese

Sa e ekspozuar është ekonomia shqiptare përballë kësaj tabloje të madhe botërore?

Ndikimi do të jetë i drejtpërdrejtë nga Bashkimi Europian, që është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë. BE mund të përfshihet në një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara, siç ndodhi në vitin 2018 me tarifat për celikun dhe aluminin. Shqipëria tërheq investime të huaja kryesisht nga europiane dhe më pak nga Amerika. Por pasiguria globale mund të bëjë që të ketë tkurrje të këtyre investimeve.

Nga ana tjetër, nëse tarifat e reja nxisin një valë globale të rritjes së çmimeve, Shqipëria është automakisht e prekur, duke qenë se importon pjesën më të madhe të produkteve që konsumon, kryesisht ato ushqimore. Një tjetër efekt i pritshëm është se rritja e pasigurisë ekonomike në BE dhe SHBA mund të çojnë në tkurrje të remitancave që dërgojnë emigrantët dhe në pakësim të lëvizjes së turistëve. Problemet në tregtinë botërore do të pakësonin mundësitë e Shqipërisë për eksporte, ndërsa efektet do të ndiheshin edhe në kursin e këmbimit, të ndikuara nga tensionet globale.

Por le t’i kthehemi edhe një herë efektit të parë masiv të kësaj lufte tregtare, që do të jetë rritja globale e çmimeve. Për vende si Shqipëria, kjo do të ishte në përmasat e një krize, për shkak të varësisë së madhe nga importet dhe prodhimit të paktë.

Shtrenjtimi do të ndihej kryesisht tek produktet ushqimore, inflacioni i të cilave është ndjeshëm më i lartë edhe se inflacioni i përgjithshëm. Kujtojmë se ushqimet zënë 38% të buxhetit të një familje mesatare në Shqipëri, ndërsa për shtresat e varfra dhe pensionistët, kjo peshë rritet ndjeshëm deri në 70% të të ardhurave mujore. Kujtojmë që vetëm pak muaj më parë, Shqipëria ashtu si edhe pjesa tjetër e botës lanë pas krizën e çmimeve, të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, duke rrezikuar që tashmë të ndodhen përballë një krize të dytë. Një krizë që nuk do të kursejë askënd, duke filluar nga amerikanët dhe që herët e a vonë, do t’i prekë të gjithë!

fast news

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0