Audituesi: Asnje verejtje nga BSH - Business Magazine Albania

Audituesi: Asnje verejtje nga BSH


 

 

“Sipas opinionit tone, pasqyrat financiare paraqesin ne menyre te drejte, ne te gjitha aspektet materiale, pozicionin financiar te Bankes se Shqiperise me 31 Dhjetor 2013, rezultatin e saj financiar dhe flukset e saj te parase”.

Ky eshte paragrafi i muajit Mars te ketij viti, permes te cilit audituesi nderkombetar, Grant Thornton, kompania e gjashte audituese ne bote, ka çertifikuar bilancin e Bankes se Shqiperise per vitin 2013, pra te nje viti me pare.

Kompania eshte kontraktuar nga vete Banka e Shqiperise per te bere auditimin e saj, me qellim per te garantuar dhe çertifikuar se llogarite financiare dhe bilanci, perfshire rezervat dhe stokun, paraqesin te verteten. Por, siç tashme dihet, me vone rezultoi e kunderta.

Gjendja e “cash”-it ne Thesarin e Bankes se Shqiperise nuk pasqyrohet ne bilanc, sepse eshte sekret, por ajo kontrollohet permes nje procedure te veçante. Rezultatet mbahen ne dokumente te veçanta, jashte tabelave normale financiare. Madje, ne parimet e auditimit, kontrolli i Arkes Stok ose inventarit fizik, hyn tek ato elemente, qe konsiderohen si me rrezik te larte dhe qe duhet te jene nder prioritetet e kontrollit.

Top Channel ka mesuar ne rruge konfidenciale se kontrolli i Arkes Stok, pra atje ku ka ndodhur vjedhja, eshte kryer dy here qe nga viti 2010 e me pas. Serish ne asnje rast, qofte auditi i brendshem i Bankes se Shqiperise, qofte audituesi nderkombetar, nuk e konstatuan vjedhjen, e cila ka vazhduar, sipas deshmise se Ardian Bitrajt, per kater vjet me radhe.

Top Channel kontaktoi me kompanine Grant Thornton. Kompania nuk ka pranuar pyetje, por eshte pergjigjur permes nje komunikate zyrtare standard. Ne deklarate, Grant Thornton thote se ajo eshte perzgjedhur ne vitin 2011, permes nje tenderi publik te organizuar nga Banka e Shqiperise, per kryerjen e auditimit te pasqyrave financiare te saj per tre vjet, dhe se nga Banka e Shqiperise nuk ka pasur asnje verejtje per sherbimin dhe rezultatin.

“Theksojme se Grant Thornton, ne Shqiperi nuk ka marre asnje lloj komunikimi nga Keshilli Mbikqyres i Bankes se Shqiperise per sjellje jo profesionale ose pakujdesi. Perkundrazi, raportet vjetore te auditimit, te dorezuara nga ‘Grant Thornton Sh.p.k.’ per pasqyrat financiare te Bankes se Shqiperise, jane kryer ne perputhje te plote me standardet me te larta profesionale dhe kerkesat e ligjit ne fuqi. Keto raporte jane pranuar plotesisht nga Banka, pa komente persa i perket cilesise profesionale te sherbimit te ofruar”.

Ne daljen e tij te pare per mediat, menjehere pas mbledhjes se mbyllur me guvernatorin e Bankes se Shqiperise, kryetari i Komisionit parlamentar te Ekonomise, Erjon Braçe, tha se nje nga hallkat kyç qe ka deshtuar ne vjedhjen e bankes eshte audituesi nderkombetar.

Ne komunikaten e saj dhene Top Channel, Grant Thornton nuk jep sqarime, nese kontrolli i inventarit fizik ka qene pjese e detyrave te saj, nese e ka zhvilluar apo jo ndonjehere kete kontroll, dhe pse nuk u konstatua vjedhja, por sqaron se e ka kryer sherbimin e saj me profesionializem dhe se te gjitha raportet e saj jane aprovuar pa asnje veretje nga Banka e Shqiperise dhe Keshilli Mbikqyres.

Deri tani, nga ballafaqimi i deklaratave, rezulton se eshte kryer auditimi i Bankes se Shqiperise çdo vit, por per gjendjen e arkes, ku u vodhen parate, konfirmohen vetem dy kontrolle.

Çeshtja eshte nen hetimin e prokurorise, e cila me gjasa do te sqaroje edhe pergjegjesine e audituesit. Por, per shume kritike, vjedhja ne Banken e Shqiperise eshte nje rast i ngjashem me çeshtjen ENRON, nje nga skandalet dhe mashtrimet me te medha financiare.

Ne ate kohe, audituesi i kompanise energjitike, me qender ne Hjuston te Shteteve te Bashkuara, ishte Artur Andersen, nje nga 4 kompanite me te medha ne bote, por pas perfshirjes ne skandalin ENRON shkoi direkt ne faliment.

 Top Channel

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0