Audi prezantoi një veçori të re, që mund të njoftojë shoferat se kur do të ndryshojë drita e semaforit, nga e kuqe në jeshile, dhe nga jeshile në të kuqe.
Kjo veçori quhet “traffic light information system”, ose ‘informacioni i sistemit të semaforave’, që do të jetë e disponueshme në disa nga makinat e reja të 2017-s, si Q7, A4, dhe A4 4×4.
Ja si funksionon kjo teknologji e re: kur je duke pritur dritën jeshile, në dashbordin e makinës do të ketë një mbrapsht-numërim, që të njofton se për sa sekonda do të ndizet drita jeshile. Ndërsa kur jeni duke i dhënë makinës, dhe drita është jeshile kur ti i afrohesh një semafori, ju do të shikoni se për sa sekonda drita do të kthehet në të kuqe.
Kjo teknologji e re do të vijë sipas një bashkëpunimi midis Audi-t dhe disa nga qyteteve më të mëdha në Amerikë. Sistemat e semaforëve në shumicën e qyteteve në ShBA janë të avancuar, dhe kontrollohen nga një qëndror që kontrollon disa semafore. Audi do të ketë të dhënat e semaforëve në dispozicion, në mënyrë që t’i transmetojë ato në makinën tuaj, duke përdorur rrjetin 4G.
Tani për tani, kjo teknologji do të jetë e disponueshme vetëm në 5-7 qytete të ShBA-së, dhe nuk ka ndonjë lajm për përhapjen e kësaj teknologjie në vënde të tjera.
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.