Kompania sapo prezantoi në CES një telefon të ri, në një farë mënyre eksperimental i cili mund të jetë një prej portave kryesore drejt realitetit virtual.
Asus Zenfone AR është telefoni më i ri i pajisur me teknologjinë e realitetit virtual dhe të shtuar. Ai mbështetet fuqishmisht në Google Tango dhe DayDream për të përmbushur ambicjet e tij. Kjo ka qenë e mundur falë një procesori të fuqishëm si Qualcomm Snapdragon 821 i dizenjuar posaçërisht për këtë qëllim.
Modeli 5.7 inç Zenfone AR është telefoni i dytë me projektin Google Tango, një teknologji hartash 3D. Në mënyrë që Tango të funksionojë duhen një set kamerash për gjurmimin e lëvizjes, thellësisë dhe planifikimin e ambjentit të gjitha të përfshira në Zenfone AR.
Platforma Tango bën të mundur veshjen e realitetit fizik me imazhe dixhitale. Kujtoni lojën Pokemon Go dhe do të kuptoni për çfarë po flasim pavarësisht se Tango është një nivel shumë më i sofistikuar. Zenfone AR shitet të bashku me paisjen Daydream.
Ky telefon përmban edhe disa komponentë të çuditshëm: një kamër të pasme me katër sensorë 23 megapiksel të Sony në një total prej 92 megapiksel. Asus pretendon se imazhet e realizuara me këtë kamër kanë katër herë më shumë qartësi sesa fotot standarte HD. Gjithashtu ka kapacitetet e duhura për të regjistruar video 4K.
Ekrani i Zenfone AR ka rezolucion 1440×2560 dhe vjen me Android Marshmallow. Telefoni del në shitje në tremujorin e dytë të 2017-tës.
Burimi: pcworld.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto