Aston Martin emëron presidenten e parë femër

Aston Martin emëron presidenten e parë femër


Kush tha se femrat nuk marrin vesh nga makinat apo teknologjia?

Aston Martin ka për herë të parë, në gjithë historinë 105 vjeçare të kompanisë, një presidente femër.

Laura Schwab, drejtuese e Aston Martin thotë se ky është një moment historik për shumë femra, jo vetëm në industrinë e automjeteve, por në të gjithë botën.

“Unë kërkoj që më shumë femra t’i bashkohen kësaj industrie,” thotë ajo për ABC News. “Për disa femra mund të duket e frikshme…sepse ato mendojnë se nuk dinë mjaftueshëm për makinat apo teknologjinë. Unë jam një avokate e vendosur që më shumë femra të aplikojnë për këto vende pune.”

Aston Martin ka 2,500 punonjës të shpërndarë në të gjithë globin, dhe vetëm një përqindje e vogël e tyre janë gra. Megjithatë, Schwab, e cila rregullisht merr pjesë në konferencat e fuqizimit të femrave, këmbëngul se ajo është në një mision për të ndryshuar demografinë ekzistuese.

Me një vajzë njëvjeçare dhe një karrierë të suksesshme, ajo tregon se vazhdimisht e pyesin “si ja del” dhe përgjigja e saj është gjithmonë e njëjtë: “Kur ishte hera e fundit që ja bëtë një burri këtë pyetje?”

Ajo shton se është e gatshme të kalojë fundjava dhe netë larg vajzës së saj të vogël, në mënyrë që të bindë vajzat e reja se një karrierë në industrinë e automobilave mund të jetë shpërblyese dhe shumë e dobishme.

“Është një moment shumë i rëndësishëm në kohë për gratë, jo vetëm në hapësirën automobilistike, por në botë,” tha ajo. “Shumë pengesa, apo pengesa të perceptuara, kanë filluar të hiqen. Unë mendoj në automobilistikë, në mënyrë specifike, ne kemi ende një punë për të bërë. Kurrë nuk e kam menduar veten si një model, por tani që jam në këtë rol, gratë duhet të më shikojnë dhe të thonë: “Unë mund ta bëj.”

/NYPost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0