Ashpërsohen masat në Gjermani/ Merkel: Masat aktuale të pamjaftueshme - Business Magazine Albania

Ashpërsohen masat në Gjermani/ Merkel: Masat aktuale të pamjaftueshme

Gjermania ka vendosur kufizime të rrepta për të frenuar përhapjen e Covid-19. Angela Merkel, kancelarja gjermane ka shpjeguar se masat ekzistuese të kufizimit nuk janë aq efektive sa mendohej. Dy rajone të goditura rëndë në Bavari tashmë janë kthyer në bllokim, me shkollat, kopshtet dhe çerdhet e mbyllura.

“Situata po bëhet shumë serioze, këto masa nuk do të jenë të mjaftueshme për të kaluar dimrin, është shprehur ajo.  Numri ditor i infektimeve nuk është  rritur por megjithatë shifrat janë ende të larta.

Nga thellësia e zemrës time, me të vërtetë më vjen keq. Por nëse çmimi që paguajmë është 590 vdekje në ditë, atëherë duhet të them se kjo nuk është e pranueshme”, mësohet të ketë thënë kancelarja Merkel.

Markus Soeder, kryetar i Bavarisë, vendit me më shumë viktima tha se  është i sigurt që disa liderë kombëtarë dhe rajonalë do të pajtohen për masat edhe pse para Krishtlindjeve. “Më mirë ta bëjmë tani dhe ta bëjmë mirë, sesa vonë dhe me gjysmë zemre,” i tha ai kabinetit rajonal të tij të Martën.

Një pako për ndihmë prej 10 miliardë euro do të ndahet për të paguar kompanitë që kanë pësuar humbje si pasojë e pandemisë për shkak të mbylljes. Kompanitë e vogla, me deri 50 punonjës, do të marrin 75 për qind të të hyrave që kishin regjistruar një vit më parë për muajin nëntor.

Gjermania e përballoi relativisht mirë valën e parë të koronavirusit në fillim të vitit, por numrat janë rritur me shpejtësi javët e fundit, ashtu siç kanë ndodhur në të gjithë kontinentin. Numri i rasteve të reja ditore tani rregullisht kapërcen 10,000, me më shumë se 11,400 infeksione të reja të raportuara të Martën, sipas Institutit Robert Koch (RKI) për kontrollin e sëmundjes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0