Asetila Köstinger, një histori shqiptare suksesi e arritjeje në zemër të Vjenës - Business Magazine Albania

Asetila Köstinger, një histori shqiptare suksesi e arritjeje në zemër të Vjenës

Nga Fatima Gorezi

Asetila Köstinger është ndër sipërmarrëset shqiptare që na bën krenarë. Suksesin e ka gjetur në Austri,ku edhe jeton aktualisht, por edhe në shumë vende të tjera të botës ku ka jetuar dhe punuar si konsulente për kompani të vogla e të mesme, duke i ndihmuar të rriten dhe të sjellin vlerë në ekonomi.  Shqipërisë i ka marrë më të mirën, qëndrueshmërinë, stoicizmin dhe një mentalitet prej guximtareje kokëfortë për të eksploruar të renë, gjetur zgjidhje dhe kontriubuar në ndërtimin e një sërë historish suksesi.

Në një botë biznesi shpesh të dominuar nga burrat, ajo ia ka dalë të bëhet një zë i fuqishëm dhe një mentore për të tjerët, duke mos e parë gjininë as si pengesë dhe as si avantazh. 

Ju keni ndërtuar një karrierë të suksesshme në fusha sfiduese si inovacioni, teknologjia dhe investimet. Cila është filozofia juaj e suksesit? Çfarë ju frymëzoi të ndiqni këtë rrugë dhe cili ka qenë momenti kyç në karrierën tuaj?

Filozofia ime e suksesit bazohet në tre shtylla kryesore: qëndrueshmëria ambientale dhe sociale, përkushtimi për inovacionin dhe internacionalizimi.

U frymëzova të ndjek rrugën e sipërmarjes dhe inovacionit për shkak të pasionit tim për zgjidhjen e problemeve dhe krijimin e mundësive të reja. Që në moshë të re kam qenë e magjepsur nga idetë novatore dhe mundësitë që teknologjia ofron për transformimin e biznesit dhe shoqërisë.

E kam nisur karrierën time në Vjenë si menaxhere eksporti për SME-të dhe shumë shpejt kuptova se jo të gjitha kompanitë mund dhe duhet të eksportojnë. Eksporti është “Champions League” e të bërit biznes. Para se një kompani të eksportojë, nuk mjafton të ketë vetëm produkte të mira. Ajo duhet të ketë një strukturë të fortë analoge dhe digjitale, një staf të zgjedhur e trajnuar mirë, qëllime të qarta biznesi dhe procese të mirëorganizuara e kështu me rradhë. 

Kjo më bëri të zhvilloj një model për të ndihmuar pronarët e bizneseve të vogla dhe të mesme të përmirësojnë bizneset e tyre. 

Metodologjia quhet AEROPLANE, sepse një biznes i vogël, ashtu si një aeroplan, ka dy objektiva thelbësorë: 

  1. Të arrijë në destinacionin e tij (të arrijë objektivat e biznesit) dhe 
  2. Të mos rrëzohet (dmth të mos falimentojë).  

Por shpesh, shumë biznese të vogla dhe të mesme nuk i kanë objektivat e tyre të shkruara që t’i dijë e gjithë skuadra; ato ekzistojnë vetëm në kokën e pronarit. Një AEROPLANE që do të fluturojë nga Tirana në Vjenë ka objektiva të ndryshme nga ai që do të fluturojë nga Tirana në Oslo apo nga Tirana në Rio de Janeiro. Duhet të përshtatë karburantin, peshën, numrin e pasagjerëve, numrin e stafit, drejtimin e erës dhe shumë faktorë të tjerë të rëndësishëm.

Në të njëjtën mënyrë, një biznes i vogël duhet të ketë objektivat e tij të qarta dhe të shkruara psh: të arrijë 1000 klientë deri në fund të vitit, të bëjë 1 milion euro xhiro në vit, të eksportojë në BE, e kështu me radhë. 

Vetëm atëherë mund të përshtatë strukturën e kompanisë në përputhje me objektivat – duke përfshirë numrin e punonjësve, menaxhimin e likuiditetit, përmirësimin e proceseve, certifikimet, strategjitë e marketingut dhe shitjes etj. Pa një plan të qartë dhe të shkruar, një biznes rrezikon të ngecë dhe të mos arrijë potencialin e tij të plotë. Shpesh edhe të rrëzohet.

Duke qenë se SME-të përbëjnë 99% të kompanive evropiane, është thelbësore që ato të lulëzojnë për të krijuar vende pune dhe për të sjellë vlerë në ekonomi.

Gjithashtu, si eksperte inovacioni, jam e bindur se kompanitë që duan të mbijetojnë duhet të bëhen inovatore dhe të eksplorojnë sot mënyra të reja të të bërit biznes, për një të ardhme të suksesshme. Unë guxoj të parashikoj se 50% e kompanive që ekzistojnë sot nuk do të ekzistojnë më në vitin 2050.

Për shembull Tranzicioni binjak – digjitalizimi dhe qëndrueshmëria (Twin Transition – Digitalisation + Sustainability) është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për kompanitë europiane, por edhe për ato shqiptare që janë në mesin e zinxhirit të vlerës. Nocioni i “tranzicionit binjak” nënkupton integrimin e pandërprerë të inovacionit digjital me ndjekjen e panegociueshme të qëndrueshmërisë mjedisore dhe sociale. Ky koncept nuk është një fantazi akademike apo një trend kalimtar; është plani për të ardhmen tonë kolektive, një vallëzim delikat midis teknologjisë dhe natyrës, që mund të çojë në prosperitet të pashembullt dhe të sigurojë të ardhmen e fëmijëve tanë, të fëmijëve të fëmijëve tanë e kështu me radhë, për shumë breza.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0