ASE ka hapur zyrtarisht aplikimet për programe mentorshipi për grupmoshat 12-15 vjeç - Business Magazine Albania

ASE ka hapur zyrtarisht aplikimet për programe mentorshipi për grupmoshat 12-15 vjeç


ASE (Albanian Scholarship Effort) ka hapur zyrtarisht aplikimin për gjeneratën e parë të nxënësve shqiptarë! Nxënësit do të përfitojnë konsultim dhe mentorim falas 2 vjeçar nga lidera shqiptarë ndërkombëtarë, të cilët studiojnë ose kanë studiuar në institutet akademike ndërkombëtare më prestigjoze në botë!

ASE është një iniciativë e ndërmarrë nga një grup studentësh shqiptarë, të cilët studiojnë në disa nga institutet akademike më prestigjioze në botë me qëllim krijimin e një gjenerate intelektualësh nga Shqipëria, të cilët do të jenë ambasadorë të një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë, brenda dhe jashtë shtetit. ASE shërben si konsultë falas për nxënës shumë ambiciozë dhe të talentuar shqiptarë që mund të përfitojnë nga bursa akademike internacionale.

Lexoni: Besart Çopa, 19 vjeçari që po ndihmon studentët shqiptarë të marrin bursa ndërkombëtare

Albanian Scholarship Effort përqëndrohet tek nxënësit e grupmoshave 12-15 vjeç në Shqipëri. Këto janë moshat më të përshtatshme për të filluar me aplikimet në gjimnaze te huaja. ASE ka një databazë të gjerë me gjimnaze konviktore internacionale nëpër të gjithë botën, të cilat ofrojnë bursa të plota: në Amerikë, Kanada, Zvicër, Angli, Francë, Norvegji, Kinë, Singapor, Australi, Izrael etj; ku këta nxënës mund të aplikojnë. Disa kërkesa të përgjithshme që duhet të plotësojë një nxënës, i cili ka dëshirë të shkojë në këto shkolla janë:

  1. Njohuri të mira të GJUHËS ANGLEZE në të folur dhe në të shkruar dhe aftësi për të studiuar tekste akademike. Shumë shkolla kërkojnë dhe vërtetimin e nivelit të gjuhës angleze nëpërmjet testeve të ndryshme si TOEFL ose IELTS.
  2. NOTA të mira në shkollë. Kjo NUK do të thotë 10 absolute. Zakonisht, mesatarja minimale për një aplikant nga Shqipëria në gjimnaze ndërkombëtare është 8.5.
  3. Një etje shumë e madhe për DIJE. Nuk ka rëndësi se çfarë dege akademike, për sa kohë aplikanti dëshmon pasionin dhe dëshirën për të punuar, cilësi këto që mund të tregohen me anë të aktiviteteve jashtëshkollore, etikës së punës, kërkimeve shkencore-sociale individuale etj.
  4. Një VULLNET unik. Vullneti mund të konsiderohet si faktori me më shumë peshë. Vullneti është esencial për një student 15 vjeçar, i cili shkon në një gjimnaz të huaj, në një botë të huaj dhe synon të korri sukses. Për të matur vullnetin e tij një aplikant mund të pyesi veten: “Duke marrë parasysh burimet dhe mundësitë që unë kam pasur, cilat kanë qenë arritjet e mia dhe a jam në gjendje unë të bëj më shumë në jetën time nëpërmjet një rrugëtimi të vështirë akademik dhe individual?”
  5. Një karakter personal për PUNË VULLNETARE. ASE synon krijimin e një grupi intelektualësh dhe akademikësh që në të ardhmen do kontribuojnë në zhvillimin e shtetit tonë dhe të botës. Ky është një koncept shumë i rëndësishëm në karakterin e një studenti ASE. Për ta matur këtë koncept në vlerat e një aplikanti, ajo/ ai duhet të pyesi veten “Kë përveç vetes, familjes dhe miqve të mi kanë ndihmuar arritjet e mia?”

Për detaje të programit, klikoni në faqen zyrtare AlbanianScholarshipEffort dhe Paketën e ASE.

Aplikimet mbyllen në 23:59, 31 Janar 2018. 

Aplikoni KËTU!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0