Artistët janë të parët

Artistët janë të parët

Artistët

Të duhet një karrierë e gjatë në media e teknologji, për të kuptuar që studenti i mirë ishte artisti antikonformist që gjithmonë pyeste pse, e jo ai i dhjetës që gjithmonë ecte në rrugën që i diktohej. Në rrugën që të çon drejt dhjetës, e jo drejt kuptimit se përse duhet dhjeta.

I tillë ishte Douglas Rushkoff, që më ka shkaktuar ndër ato “aha moments”, kur shpjegon në librin e tij “Present Shock” sesi ndihej i huaj dhe i gjykuar në një ndër universitetet më të mirë në botë, kur e lidhte teknologjinë me artin, filozofinë, jetën. Koduesi (developer) i mirë nuk është ai, që njeh sintaksën, por ai që mund ta lidhë atë sintaksë me zgjidhjen e një problemi. Më bëri të mendoj dhe prej asaj dite kuptova që gjuha njerëzore është niveli më i lartë i kodimit. Një gjuhë programimi është një thjeshtëzim realiteti, që lidhin veprime teknike për të arritur një rezultat.

Disa herë të duhet një rrugëtim i gjatë për të kuptuar që bota ndoshta e ka keqinterpretuar dijen. Ndjek hapa që të thonë se janë të drejtë, kur çdo gjë brenda teje bërtet që është gabim. E sërish vazhdon, sepse konformizmi është një hallkë e rëndë për tu thyer.

Prej asaj dite, respektoj shumë më tepër (gjithmonë i kam respektuar) artistët. Artisti është shpirti i një kombi. Nga artisti dhe gjendja e tij melankolike, fjalët e thëna pa menduar por të ndjera, vjen zhvillimi në çdo fushë i një kombi.

E sot shtete të zhvilluara, problemin kryesor që kanë është kreativiteti. Vende si Singapori që e kanë vënë fokusin në inxhinieri duke lënë pas dore artin, përballen me krizën e kreativitetit. Dhe gjejë çfarë, punësojnë startup-e izraelite për t’i mësuar si të jenë krijues.

Lajmi i keq, është që kreativiteti është diçka që nuk mësohet brenda natës, as brenda vitit, ndoshta as brenda një brezi.

E në të njëjtin kontekst, sot vjen një rol i ri brenda korporatës. Ai i filozofit. Filozofi, shpesh i përdorur me një konotacion negativ, është rikthyer në piedestal dhe praktikisht, dikton çfarë ne veshim, hamë, punojmë, mendojmë, teknologjinë, jetën.

A nuk jemi ne ajo çfarë mendojmë më tepër se sa ajo që hamë?

E rikthehemi tek artisti, sportisti, filozofi, inxhinieri, fizikani, matematicieni, gazetari, këpucari, marangozi, piktori, skulptori, kuzhinieri e shumë profesione të cilat në nivelin më të lartë të tyre quhen “state of the art”, “status arti”, ose disa herë jepet titulli akademik PhD shkurt për Doctor of Philosofy. Është niveli më i lartë i vlerësimit për një punë, që kur e bën si duhet, quhet art ose nivel filozofik. E zakonisht, këtë status dikur e arrije me punën e një jete, ku studentët të bashkëngjiteshin për të mësuar prej teje. Ne si njerëz, në kuadrin e biznesit, i dhamë forma, e futëm në kuti e sot japim diploma ku njerëz në 4 vite, marrin një titull si fiolozof (PhD), shpesh herë pa eksperiencë pune, në moshën 26-27 vjeçare.

A nuk është kjo, ta kuptosh të gjithë jetën gabim?

A nuk është kjo mënyra se si ne vrasim artistin brenda fëmijës?

Gjendja e artit, tregon shumë për kulturën e një vendi, por më tepër për të ardhmen e tij. Arti, ndryshe nga sa shumë mendojnë nuk kërkon pasuri, por sjell pasuri. Në Londër, një ndër lagjet më të shtrenjta East London Tech City, është ngritur rreth asaj që njihet si Old Street & Shoreditch, zonë e populluar nga artistë. Dhe kudo që artisti jeton, zbukuron duke e kthyer vëmendjen e gjithë qytetit, duke investuar dhe kthyer në një Silicon Valley të Londrës. E të njëjtën gjë mund të themi për Berlinin që gëzon të njëjtin status.

Për ta përmbledhur, çdo punë e bërë mirë është art e filozofi, e artisti është forma më e lartë e ndjeshmërisë njerëzore. Krijimi është ai që historikisht ka drejtuar botën, e ajo çfarë kemi sot është fantazia e një shkrimtari, piktori, fotografi, artisti 50, 100 vite a shumë më parë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Testi i vërtetë nuk është si të shmangësh dështimin, por si ta përballosh atë.”
— Barack Obama
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0