Arti sekret për të kërkuar këshillë dhe mentorim - Business Magazine Albania

Arti sekret për të kërkuar këshillë dhe mentorim


/NicholasReese.

Të kërkosh këshillë nuk është e lehtë. Duhet guxim dhe gatishmëri për të pranuar faktin se për një problem të caktuar, ti me forcat e tua nuk je i sigurt si ta zgjidhësh.

Për shumë njerëz, kjo pozitë mund të jetë e vështirë…

Megjithatë, këshillat e mira mund të jenë transformuese, veçanërisht kur vijnë nga dikush që tashmë ka qenë në këpucët tuaja dhe ka arritur sukses.

Le të shqyrtojmë artin sekret për të kërkuar këshilla, që ti të mund të marrësh përgjigje për të vepruar.

Një mori e emaileve

Çdo javë, marr qindra e-mail nga sipërmarrësit dhe freelancerët, të cilët kërkojnë këshilla.

Më pëlqen leximi i tregimeve, sfidave dhe triumfeve me të cilat secili prej jush ndeshet, sa e gjej veten duke qeshur, qarë dhe brohoritur për shumë prej jush.

Gjithsesi, ka disa emaile që vetëm janë në kutinë time përgjithmonë – emaile që janë lexuar, por mbeten të pa mbështetur dhe unë i urrej.

Nuk është se nuk dua të përgjigjem në këto email. (Lexoj çdo email dhe përpiqem të përgjigjem më së shumti.) Është vetëm se, shumë herë, njerëzit që dërgojnë një email nuk e bëjnë punën e lehtë për t’u përgjigjur.

I frustruar, kam vendosur që është koha për të ndarë me ju teknikën time të kërkimit të këshillave.

Si të kërkosh këshilla në mënyrë efektive

Në përgjithësi, kërkimi i këshillave përbëhet nga tre elementë kryesorë:

  • Konteksti – Informacion specifik që lexuesi/dëgjuesi ka nevojë të dijë për t’iu përgjigjur pyetjes suaj.
  • Qëllimi – Cili është rezultati juaj i dëshiruar.
  • Lufta – Çfarë ju ndalon në mënyrë specifike që të arrini rezultatin tuaj të dëshiruar.

Kjo nuk është diçka komplekse, por le ta shohim në praktikë.

Një skript për të vepruar

Përmbajtja mesatare e emaileve që unë dhe shumë nga kolegët e mi marrin është  300-400 fjalë. Këtu është një model i qëndrueshëm që ju mund ta përdorni për të dërguar mesazhin tuaj në mënyrë më efikase:

[Emri],

[Fjalia Hyrëse]

Unë jam një [tregoni se çfarë bëni] duke u përpjekur për të përmbushur [qëllimin tuaj].

Ndërsa unë kam pasur disa rezultate si [x] dhe [y], do të doja kontributin tuaj.

Nëse do të ishit në vendin tim: si do ta përballonit këtë situatë?

Deri tani kam provuar [a], [b], dhe [c], por po pyes nëse ekziston një mënyrë tjetër.

Faleminderit paraprakisht.

– [Emri]

[Përfshini edhe një falenderim për një vepër të famshme të tyre, diçka që kanë shkruar, etj.]

Siç mund ta shihni, ky model është mjaft i drejtpërdrejtë dhe përfshin tre elementët kryesorë për të cilët kam folur më sipër.

Idealisht, ai siguron lexuesin me strategji të mjaftueshme për të qenë në gjendje të bëjë rekomandime të informuara dhe strategjike pa e tepruar me 300-400 fjalë ose më shumë.

Çfarë lloj këshille dëshironi?

Një nga arsyet kryesore që më bën t’i përgjigjem emailit të lexuesit është sepse më lejon të punoj më mirë. Në mënyrë tipike, kur marr tre deri në shtatë pyetje për të njëjtën temë, zhytem në të dhe bëj një video ose udhëzues të plotë rreth temës së caktuar.

Herën tjetër kur keni nevojë për këshilla, shpresoj që të mbani mend:

Strukturimi efektiv i mesazhit tuaj është gjysma e betejës.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0