Arti i humbur i kritikës - Business Magazine Albania

Arti i humbur i kritikës


Sa shpesh kërkoni opinionet apo mendimin e të tjerëve rreth filmave para se t’i shihni ato? Në kohët e sotme, është kaq e lehtë për të gjithë që të shkruajnë mendimin e tyre për diçka dhe ta vendosin atë në internet. Pra, në rastin e filmave, shumë persona mund të jenë ‘kritikë të filmit’.

Por shumë nga këta persona haptazi kritikojnë filmat e sapo lançuar pa arsye konkrete për të mbështetur mendimet e tyre. Pjesën më të madhe të kohës, njerëzit shohin vetëm gjërat nga perspektiva personale dhe ndjenjat e tyre në lidhje me të, në vend që të formojnë perspektiva të ndryshme dhe të sigurojnë një strukturë kritike ndaj filmit. Kritika është një art, por një art që po humbet në një det mendimesh personale.

Lexoni: 5 mënyra sesi të pajtoheni me kritikat

Roger Ebert ishte kritiku i parë i filmit që fitoi çmimin Pulitzer për kritikën. Çmimi Pulitzer për Kritikën është një çmim prestigjioz i vendosur që nga viti 1970 për kritikët. Ebert fitoi për shkak të qasjes “relative, jo absolute” të tij kritike ndaj filmave.

Me fjalë të tjera, kur ai komentoi një film, ai e bëri atë nga pikëpamja e audiencës së saj të ardhshme, si dhe vlerës së filmit si një i tërë.

Dëmtimi i opinioneve të njëanshme

Ne të gjithë kemi mendime dhe na pëlqen t’i shprehim ato dhe interneti e bën shumë më të lehtë për shumë njerëz të shprehin pikëpamjet e tyre të forta. Ka shumë njerëz që janë më të informuar ose të ditur se të tjerët, por kjo nuk është një biletë për të qenë dakord me mendimet e tyre. Ende ekziston kritika subjektive nëse nuk është bërë në një mënyrë profesionale dhe të trajnuar, prandaj paragjykimet në shumicën e rasteve rezultojnë në një perspektivë kufizuese dhe të vetme.

Njëanshmëria është e natyrshme për ne dhe është e vështirë të frenohet. Në terma neurologjike, truri ka një kapacitet të kufizuar të përpunimit të informacionit. Kjo do të thotë se në fakt ne besojmë se njohim më shumë sesa dimë në të vërtetë dhe kemi një tendencë për të përqafuar vetëm informacionin që mbështet besimin tonë dhe kështu formohet “paragjykimi i konfirmimit”. Kjo lejon shumë prej nesh të hyjnë në një gjendje supozimi ose të besuar në ‘fakte’ të përbashkëta për të mbështetur besimin tonë pa kërkuar prova diskonfirmuese. Është pikërisht kjo gjendje që ne krijojmë mënyrën e të menduarit “Unë kam të drejtë dhe ju e keni gabim“.

Lexoni: Këshilla brutale e Elon Musk për sipërmarrësit e rinj: ‘Nëse keni nevojë për fjalë frymëzuese, mos bëni asgjë!’

/LH.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0