Arsyet pse ti nuk ke mjaftueshëm para - Business Magazine Albania

Arsyet pse ti nuk ke mjaftueshëm para


250 milionë njerëz në shtetet më të pasura në botë mezi po ja dalin ekonomikisht. Nuk e kam fjalën për njerëzit që fitojnë mesatarisht 48,000 deri 68,000 dollarë në vit. 75% t e popullsisë amerikane që jetojnë me një krizë financiare.

Në 2013-tën një person që fitonte 63,000 dollarë (pa taksa) shpenzonte mesatarisht 49,000 deri në 51,000 dollarë për shtëpi, transport, ushime, siguracione, argëtim, kujdes shëndetsor dhe shpënzime të tjera. Duke hequr dhe 20% për taksat, ti nuk mund të kurseje as një monedhë për të ruajtur apo për të investuar.

Ti ke probleme financiare sepse ti ke probleme me paratë.

Ja disa faktorë që e tregojnë:

1. Ti akoma jeton me mamin

Shumica e amerikanëve jetojnë brenda 40 km me mamatë e tyre. Nëse vërtetë do të bësh para, ka ardhur koha që të shkëputesh nga mamaja dhe gjërat familjare. Ka ardhur koha të shpërgulesh dhe të shkosh atje ku janë mundësitë. Ti nuk po fiton asnjë para ndërkohë që je duke jetuar në shtëpinë e prindërve – ti po humbet shumë mundësi. Jeta ime nuk ndryshoi deri në momentin që u largova nga vendlindja ime në moshën 29 vjeçare.

2. Analfabetizmi ekonomik

Shumica e njerëzzve janë ekonomikisht analfabetë. Njerëzit shkojnë në universitet dhe akoma nuk i kanë të qarta termat bazë të ekonomisë. Ekonomia përcaktohet si menaxhim i familjes apo menaxhim i burimeve. Menaxhim do të thotë të drejtosh me sukses mbijetesën, sidomos përballë mosmarrëveshjeve të mëdha. Të menaxhosh ekonominë tënde do të thotë të bësh para duke patur rolin e sulmuesit në treg.

3. Politikanët, Lepuri i Pashkëve dhe Babagjyshi

Ideja se një politikanë mund të shpëtoj shtresën e mesme (ty) është provuar, testuar, premtuar dhe ka dështuar për 50 vite me rradhë. Pothuajse çdo tregues ekonomik është përkeqësuar. Nëse politikanët do ta mund ta shpëtonin shtresën e mesme ata do ta kishin bërë këtë që në fillim.

4. Problemi i krenarisë

Mungesa e dëshirës për të bërë punët që askush nuk do t’i bëjë është një nga arsyet pse ti nuk ke para. Problemi i krenarisë nuk është vetëm për nivelin e ulët ekonomik, por i përfshin të gjitha kategoritë. Të gjithë duam të jemi drejtor, CEO, menaxher, shkrimtar – epo gjeje çfarë? Dikush duhet ta uli hundën.

5. Krahasimet e cekëta

Ideja se situata jote financiare është më e mirë nga dikush që po vuan për bukën e gojës nuk e bën aspak më të mirë situatën tënde. Ju thejsht po mundoheni të dukeni dhe të justifikoni situatën tuaj financiare duke u krahasuar me ata që janë më keq. Kjo quhet vetëvrasje financiare.

Nëse situata jote ekonomike ta shpif, atëherë ti duhet ta pranosh. Hapi i parë i ndryshimit është të pranosh problemin dhe hapi i dytë është të mos fajësosh të tjerët dhe të veprosh. Shiko ku je, përqëndrohu te të ardhurat e tua, jo te kursimet, ji i gatshëm të bësh gjithçka nevojitet pavarsisht sa kohë mund të duhet për të rregulluar situatën tënde. Kjo është detyra jote, obligimi jot dhe përgjegjësia jote për të rregulluar situatën financiare në të cilën ndodhesh.

Paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme. Ato nuk do të bëjnë të lumtur. Por kjo nuk do të thotë që ti duhet të flesh gjumë pa u shqetësuar për paratë që nevojiten për t’u kujdesur për familjen dhe jetën që vërtetë do të jetosh.

/Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0