Arsyet pse disa njerëz nuk pranojnë të vendosin maskë

Për aq kohë sa mungon një vaksinë, një ndër zgjidhjet e vetme që kemi për të luftuar Covid-19 është të vendosim maskë por disa njerëz janë rezistent ndaj kësaj ideje. Kundërshtimet për përdorimin e maskave u shtuan më shumë kur shtetet filluan lehtësojnë masat dhe u rihapen bizneset. Shumë njerëz janë plotësisht të bindur kur thonë “jo, nuk vendos maskë”. David B. Abrams, një profesor i shkencave shoqërore në Universitetin e Nju Jorkut, tha se në momentin që njerëzit kanë përballë një armik të panjohur, janë të prirur të mbrohen me atë që shohin të arsyeshme vetë dhe vënë në pikëpyetje çdo këshillë që të tjerët japin. “Në momente si kjo, njerëzit bëhen hiper-vigjilentë dhe super të ndjeshëm ndaj çdo kërcënimi dhe ata përgjigjen me zemërim dhe një gatishmëri për luftë kundrejt çdokujt që ‘i mëson si të sillen’.” tha Abrams. “Çdo sjellje njerëzore madje edhe sjellje në dukje të thjeshta, siç është vendosja e maskës, përcaktohet nga faktorë të shumtë: besime politike, ideologji, faktorë shoqërorë, arsim”, tha Joseph J. Trunzo, profesor dhe kryetar i departamentit të psikologjisë në Universitetin “Bryant” në Islandë. Arsyet ndryshojnë, por ka disa argumente të përbashkëta të bëra nga ato që nuk pranojnë të vendosin maskë. Abrams, Trunzo dhe ekspertë të tjerë ndajnë disa nga arsyet më të zakonshme pse njerëzit refuzojnë të veshin një maskë. “Asgjë nuk është e sigurt tani. Më bën të ndihem sikur e kam situatën vetë nën kontroll nëse dal pa pa maskë” Covid-19 ka ardhur në një nga epokat më të pasigurta në historinë moderne dhe “pasiguria krijon frikë, e cila natyrisht ushqen një nevojë për kontroll. Maska të jep idenë sikur tashmë je i sigurt dhe nuk ke nevojë të tregosh kujdes, gjë që nuk është e vërtetë.

Gjithashtu, kur përballemi me situata të pasigurta mbi të cilat nuk kemi kontroll, ne priremi ta ushtrojmë atë kudo që të jetë e mundur, kështu që ndjehemi të sigurt,” tha Trunzo. Disa do të ndjehen më të sigurt duke ushtruar kontrollin e tyre mbi mosvendosjen e maskës. “Pse duhet të vendos maskë kur disa thonë që të ndihmon e disa thonë jo?” Psikologu Shane G. Owens shkoi aq larg sa të thoshte që shkencëtarët dhe mjekët mbajnë një pjesë “thelbësore” të fajit pse një pjesë e njerëzve refuzojnë të vendosin maska. “Mesazhet e përziera që kemi marrë të gjithë janë ndoshta fajtori kryesor.” Rekomandimet në kundërshtim nga njëri-tjetri, së bashku me përfshirjen më shumë seç duhet të partive politike, njerëzit u bënë mosbesues dhe filluan mos të dëgjojnë njeri për aq kohë sa pjesa më e madhe e atyre që këshillonin nuk ishin mjekë apo ekspertë. “Unë kam bërë një analizë të kostos dhe përfitimit dhe kjo pandemi nuk ndikon personalisht tek unë aq sa të vendos një të tillë.” Njerëzit që vendosin maska nuk janë domosdoshmërisht ndjekës të rregullave të lindura nga natyra, por ata kanë vendosur, për një sërë arsyesh si mirëqenia personale, shëndeti i familjes së tyre ose thjesht nuk duan ‘të merren me koronavirusin’ për ta vendosur maskën. Ata që vendosin të mos mbajnë maska, kanë bërë të njëjtën analizë kosto-përfitim. “Në shumë raste, ata kanë arritur në përfundimin se bazuar në vlerësimin e tyre të situatës, përfitimet nuk ia vlen të kushtojnë,” tha Gavan J. Fitzsimons, profesor i marketingut dhe psikologjisë në Universitetin “Duke”.

“Unë jam i ri dhe nuk e marr virusin” Për shkak se të moshuarit kanë më shumë të ngjarë se të rinjtë të vdesin nga COVID-19, disa (por pa dyshim jo të gjithë) ndjehen më të guximshëm kur dalin në publik pa maskë. “Kërcënimi ekzistencial thjesht nuk është i njëjtë për ta,” tha Khubchandani, psikolog në universitetin e Nju Jork.. Ai tha se është e vërtetë që disa individë të rinj kanë rrezik më të ulët e për pasojë ato ndihen të lirshëm për të mos vendosur një maskë. “Vendosja e një maske prek liritë e mia” Mosvendosja e maskës mund të jetë një shprehje e rezistencës ose e kundërshtimit: “Nuk mund të më thuash çfarë të bëj”, mund të thonë ata. “Unë nuk besoj tek qeveria apo ekspertët e shëndetit. Virusi nuk është aq serioz.” Për këto persona, kërkesa për të veshur maskë bie në kundërshtim me të drejtat dhe liritë e tyre. “Demokracia është një shpatë me dy tehe në rastin e maskës. Ka çështje ligjore, të drejta kushtetuese, liri individuale dhe liri civile për të cilat duhet të merren parasysh.” tha Owens “Kjo më bën të dukem i dobët ose humbës” Presidenti Donald Trump sipas Associated Press, ka thënë se nuk do të vendosë një maskë në publik, nga shqetësimi se do të shfaqë dobësi dhe humbje, do të duket se ai është i preokupuar për, në vend që të përqendrohej në mirëqenien dhe ekonominë e vendit. Me sa duket, ai nuk është vetëm. Studiuesit kanë zbuluar se burrat kanë më shumë të ngjarë të zgjedhin të mos mbajnë maska, duke besuar se ato janë “të turpshme”, “një shenjë dobësie”. Abrams tha se me udhëheqës që nuk vendosin maskë, njerëzit janë të prirur të mos e vendosin sepse mendojnë se përderisa kryetarët e shtetit nuk e vendosin, atëherë nuk është aq i keq virusi. Ekspertët kanë treguar disa mënyra se si të përpiqeni të bindni dikë që lëviz pa maskë. Nëse po përpiqeni të bindni dikë që informacionin e merr nga ekspertë dhe shkencëtarë por është i hutuar nga ato që thonë të tjerët Owens tha se mund të jetë e dobishme “të tregoni se shtetet që kanë ndjekur çdo masë kanë minimizuar përhapjen e sëmundjes dhe është më mirë të lini politikën jashtë diskutimit për maskën,” shtoi ai. Gjithashtu duhet ta dinë se maska mbron të tjerët dhe për këtë është detyrim moral të vendoset.

SI

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale