Arjeta Dhima vjen me risinë e rradhës

Arjeta Dhima vjen me risinë e rradhës


iACT Studio jehon gjithmonë me risitë që sjell në Shqipëri, por kësaj here, Arjeta Dhima, themeluesja e iACT Studio, prezantoi në “ZONË E LIRË”, një nga gjërat më të rralla në botë: VENTRILOQUISM.

Ajo është ventrilokja e parë në Shqipëri, por duhet theksuar se në të gjithë globin janë gjithsej pesëdhjetë ventrilokë që kanë aftësinë të ushtrojnë këtë art që është po aq i lashtë sa dhe Greqia Antike.

Lexoni: Intervistë me ekspert, Arjeta Dhima: “E folura në Publik”

Disa thonë që aftësia për të praktikuar ventriloquismin është e lindur, por si çdo gjë tjetër, nevojitet shumë punë dhe vullnet që të perfeksionohet dhe të sillet tek audienca me mjeshtëri.

“Ventriloquism” do të thotë të flasësh me bark, pa lëvizur aspak buzët, dhe fjalët të jenë të qarta si një e folur normale.

Të sjellësh diçka të re nuk është gjëja më e lehtë, por duhet shumë këmbëngulje për të gjetur njerëzit e duhur që ta besojnë atë, dhe t’i japin jetë.

Kjo nuk është risia e vetme që Arjeta sjell. Para tre vitesh hapi studion e trajnimeve të para të “PUBLIC SPEAKING”, për profesionistë të fushave të ndryshme, dhe sot numëron shumë njerëz të famshën (të deklaruar ose jo) në kurikulën e saj që kanë zgjedhur të përballen me vetësiguri me audiencat e tyre.

Lexoni: Trajnimi i personalizuar “E Folura në Publik”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0