Arben Malaj: Shkenca po ushqen shpresën e fitores ndaj Covid 19 - Business Magazine Albania

Arben Malaj: Shkenca po ushqen shpresën e fitores ndaj Covid 19


PROF. DR. ARBEN MALAJ

Pandemia globale Covid-2019 solli një përhapje të shpejtë dhe imponoi strategjinë parandaluese të distancimit social, duke mbyllur edhe pjesën më të madhe të ekonomisë globale. Nga përhapja Covid-19, globalizmi u vu në test dhe ai përkohësisht dështoi. Parimet e tregtisë së lirë dhe të ndershme u rrëzuan nga qëndrimet nacionaliste. Mungesa e koordinimit global është evident.

Ky dështim mund të sjellë ndryshime të konsiderueshme përballë sfidave të reja globale. Ekspertët parashikojnë se kostot do të jenë më të mëdha se të krizës financiare globale 2008. Në nivel global, rritja ekonomike 2020 do të ketë një rënie rreth -5.2% të GDP-së. Papunësia mund të rritet me 24 milionë vende pune. Punonjësit do të humbasin përfitimet nga pagat në rreth 34 miliardë dollarë.

Humbja gjatë viteve 2020-2021 e PBB-së globale mund të jetë rreth 9 trilionë dollarë, më e madhe se ekonomitë e Japonisë dhe Gjermanisë. Të ardhurat për frymë parashikohet të zvogëlohen në rreth 170 vende. Por analiza e historisë së pandemive dhe vënia nën kontroll e Ciovid-19 krijon shpresë. Gjatë pandemisë së gripit të vitit 1918 vdiqën 50 deri rreth 100 milionë njerëz – shifër më e madhe se viktimat e Luftës së Parë Botërore. Ndërsa sot konstatojmë se jetëgjatësia në botë është rritur nga 29 vjeç në mbi 80 vjeç sot. Kjo arritje i dedikohet sidomos zbulimit të vaksinave kundër epidemive. Antibiotikët kanë shpëtuar qindra miliona jetë që nga zbulimi i penicilinës në vitin 1928, por rezistenca bakteriale ndaj këtyre ilaçeve po rritet çdo vit. Shkencëtarët qartësojnë se rritja jonë na ka bërë më të prekshëm. Sipas një studimi të vitit 2018, “Apokalipsi antibiotik”, vetëm në Evropë, vdesin çdo vit nga infeksione rezistente ndaj antibiotikëve rreth 33,000 njerëz. Ndërsa nga pandemia aktuale rezultojnë të infektuar në botë rreth 2.4 milionë individë, janë kuruar 611 mijë prej tyre dhe rezultojnë të vdekur rreth 163 mijë. Në Shqipëri janë infektuar 562 persona, kuruar 314 dhe kanë vdekur 26 individë.

Lexo: Si të fokusoheni tek gjërat tuaja në periudhë pandemie

Novacioni shkencor nëpërmjet ndërveprimit në kohë reale midis pacientit dhe mjekut duke ndarë online të gjitha të dhënat shëndetësore do të lehtësoj parandalimin. Natyrshëm do të lindë një debat i madh etik, sepse çdo individ duhet të përzgjedhë midis privatësisë së të dhënave mjekësore personale dhe mundësisë për të përfituar nga teknologjitë e reja që lehtësojnë identifikimin e sëmundjeve që në fazat e para. Përmirësimi i aftësisë parandaluese në thelb është më pak sëmundje, jetë më të shëndetshme dhe më pak kosto. Ky trend teknologjik në shëndetin publik mund të ushqejë debate të vështira, por nëse fazat e eksperimenteve do të rezultojnë të suksesshme, pas pak kohe të gjithë do t’i nënshtrohen. Qeveritë kanë fuqi ligjore të imponojnë përdorimin e aplikimit të teknologjive moderne në fushën e shëndetit publik.

Në filmin “Homeland” përfshihet një ngjarje ku një terrorist arrin të vrasë zv.presidentin e SHBA vetëm duke ndërhyrë në distancë tek aparati i tij “Peacemaker”. Pra, rreziku që teknologjia të keqpërdoret kundër njerëzimit do të mbetet i përhershëm, por nuk mund të shërbejë si argument i shëndetshëm për të penguar avancimin e saj.

Avancimi i “Big-data”, i inteligjencës artificiale, nanoteknologjia dhe robotizimi do të imponojnë të ardhmen në shëndetësi. Financimi i kërkimit shkencor është i vështirë dhe kërkon bashkimin e fondeve nga kompanitë private, qeveritë dhe donatorët. Në vitin 2018, financimi R&D në shëndetësi u rrit nga 159 miliardë dollarë në 169.5 miliardë dollarë. Por shëndeti publik mund të përballet edhe me mungesë të stafeve mjekësore. Sipas një sondazhi rezulton se 78% e mjekëve ndihen të lodhur, 46% e mjekëve planifikojnë të ndryshojnë karrierën dhe 12% duan të gjejnë një vend pune ku nuk kanë të bëjnë me pacientët. Kjo mund të përshpejtojë robotizimin në industrinë e shëndetit. Gjetja e burimeve të financimit për kërkimet shkencore dhe për shëndetin publik në tërësi do të jetë një sfidë jo e lehtë.

Kërkimi shkencor është i shtrenjtë dhe testimi i gjetjeve laboratorike kërkon një periudhë testimi. Ndoshta, rritja e bazës së të dhënave “big date” mund ta lehtësojë këtë pengesë. Sot po u kërkohet kompanive të mëdha farmaceutike “Roche” dhe “Johnson & Johnson”, të krijojnë projekte të përbashkëta, të lënë mënjanë konkurrencën dhe të bashkojnë stafet shkencore, të dhënat dhe studimet për të avancuar në gjetjet shkencore për identifikimin dhe parandalimin që në fazat e para dhe kurimit sa më të shpejtë dhe më të lirë të pandemive. Të gjitha vendet do të dalin jo vetëm financiarisht më të dobëta nga kjo pandemi.

Lexo: Dy reagimet ekstreme te pandemive 

Burime alternative mund të jenë rialokim i një pjese të shpenzimeve të mbrojtjes në kërkimin shkencor kundër pandemive, gjë që përputhet me konceptin e sigurisë kombëtare. Në 2018, shpenzimet ushtarake në nivel global janë 1.8 trilionë dollarë ose 2.1% e GDP-së ose rreth 239 dollarë për person.

Burimi i dytë që diskutohet sa herë ndodh ndonjë krizë, është tatimi i parave të fshehura në parajsat fiskale(Tax Haven). Super të pasurit në botë kanë përfituar nga rregullat e dobëta të taksave për të transferuar në parajsat fiskale 21 deri në 32 trilionë dollarë. Një tatim i moderuar i tyre do të krijonte burime financiare shtesë për vendet e varfra dhe në zhvillim për të financuar me mirë kujdesin shëndetësor.

Studiuesi Jamie Metlz e ushqen shpresën tonë kur thekson se: “.. Kur bota u godit nga pandemia e gripit spanjoll në 1918, kishte vetëm 2 miliardë njerëz në Tokë, dhe nga ata 2 miliardë vetëm 30 për qind ishin të shkolluar. Tani kemi një popullsi globale prej 7.5 miliardë dhe një shkallë shkrimi 86 për qind, që do të thotë se mbi 6.5 miliardë njerëz mund të jenë pjesë e përpjekjes për të rregulluar atë që është prishur”.

Si edhe në rastet e krizave të tjera përballë parashikimeve të zymta deri apokaliptike, shpresa do të ushqejë ringritjen shpirtërore, pas atij momenti çdo ringritje bëhet më e lehtë.

Panorama

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0