Porositë për telefonat e rinj iPhone 12 janë hapur të premten më 16 Tetor. Apple shiti 2 milionë modele iPhone 12 në 24 orët e para. Ming-chi Kuo, një analist në monitorimin e zinxhirit të furnizimit të Apple, tha se po vijnë shumë më tepër porosi për iPhone 12 sesa pritej.
Lexoni: iPhone 12 do të shiten pa kufje dhe karikues në kuti
Kuo vlerësoi se rreth 1.7 deri në 2 milionë iPhone 12 janë shitur në 24 orët e para të hapjes, krahasuar me 500,000 deri 800,000 iPhone 11, të shitur për të njëjtën kohë, vitin e kaluar, shkruan CNBC.
Ndërsa kjo është një rritje shumë e madhe, analistët thonë se ridizajnimi i telefonit dhe përfshirja e rrjetit 5G kanë qenë nxitje për kërkesën e lartë. Kështu ndodhi edhe me iPhone 6, i cili solli shitje shumë të mëdha që në prezantim.
Apple ka nxjerrë në shitje vetëm gjysmën e modeleve të reja këtë javë. Dy modelet e tjera-iPhone 12 Mini dhe iPhone 12 Pro Max – nuk do të dalin në treg deri në Nëntor.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.