Apple së shpejti me opsionin e blerjeve duke prekur së bashku dy iPhone - Business Magazine Albania

Apple së shpejti me opsionin e blerjeve duke prekur së bashku dy iPhone

Apple njoftoi të martën se do të lançojë një veçori të re “Tap to Pay” për iPhone që lejon njerëzit të blejnë mallra nga tregtarët në SHBA duke prekur telefonat e tyre së bashku. Opsioni gjithashtu funksionon me karta krediti pa kontakt.

Apple tha se Stripe do të ishte operatori i parë i pagesave që do të ofronte shërbimin dhe se ai do të integrohej në produktin e pikës së shitjes të Shopify.

Shërbimi, aktualisht i kufizuar në SHBA, do të përdorë çipin NFC të iPhone dhe do të pranojë gjithashtu Apple Pay, Visa, American Express, Mastercard dhe Discover.

Tap to Pay është inovacioni më i fundit i shërbimeve financiare të kompanisë Big Tech. Aktualisht operon Apple Pay, një shërbim pagese pa kontakt, Apple Pay Cash, një shërbim pagesash peer-to-peer dhe Apple Card, një kartë krediti e orientuar nga aplikacioni iPhone, që operohet në bashkëpunim me Goldman Sachs.

Lexo edhe: Apple po përgatit lançimin e iPhone dhe iPad me kosto të ulët në mars të këtij viti

Apple raportoi 68.43 miliardë dollarë të ardhura nga shërbimet në shtator. Apple Pay dhe Apple Card janë komponentë të vegjël të atij segmenti.

Apple tha se opsioni do të aksesohet përmes aplikacioneve të palëve të treta, të cilat do të lançohen më vonë këtë vit. Kompanitë e tjera të pagesave dhe zhvilluesit e aplikacioneve do të jenë në gjendje të zhvillojnë aplikacione që aksesojnë veçorinë Tap to Pay në një version të ardhshëm të iOS, sistemin operativ iPhone.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0