Taylor nuk ishte edhe aq e shepjtë saç duhet në reklamën e fundit të Apple.
Swift, normalisht një figurë e rëndësishme në botën e biznesit dhe muzikës, bie me fytyrën e saj ndërsa vrapon mbi një pistë vrapimi në një reklamë të re duke promovuar shërbimin e muzikës së Apple.
Por jo, Apple nuk po mundohej të vinte në siklet personazhin e ëmbël dhe të dashur të Amerikës si një ndëshkim për një betejë publike mbi pagesat e muzikës online.
Të paktën kështu mendojmë ne.
Në vend të kësaj, reklama supozohet të tregojë se sa i mirë është shërbimi i ri i muzikës online të Apple aq sa për të tërhequr vëmendjen. Taylor kërkon të bëjë “rap” së bashku me “Jumpman” të Drake ndërsa vrapon mbi pistën e vrapimit dhe papritur bie. ë të njëjtën mënyrë se si pengohemi edhe ne për të gjetur balancën midis punës dhe pasioneve tona.
Reklama është shembulli më i fundit i marrëdhënies së afërt midis Swift dhe Apple pas zënkës së tmerrshme të tyre.
Fundvitin e kaluar, Apple debutoi një film ekskluziv të turit të fundit koncertal të Swift: 1999.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto