Apple po punon per iRadio - Business Magazine Albania

Apple po punon per iRadio


Apple po shqyrton mundesine per hedhjen ne treg te iRadio, nje aplikacion qe do t’u mundesoje te gjithe klienteve te saj, fillimisht ne Shtetet e Bashkuara te degjojne muzike online nepermjet nje iPhone apo iPad. 
 
Sipas zerave qe po qarkullojne se fundmi ne Shtetet e Bashkuara, “Molla” ka nisur prej kohesh bisedimet me shtepite me te medha te muzikes per te marre te drejtat e transmetimit online. Eshte rene dakort me Universal dhe me Warner, ndersa me Sonny gjerat duket se kane ngecur, por bisedimet vazhdojne.
 
Apple synon qe te hedhe iRadio brenda ketij viti kalendarit dhe ne te do te perfshihet nje fond kengesh te ndara ne kategori sipas preferencave te vete klienteve, por edhe nisur nga kenget e shkarkuara me se shumti nepermjet iTunes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0