"Apple nuk po ndihmon dhe Startupet duhet të ndryshojnë botën", fjala e Negroponte në WBF - Business Magazine Albania

“Apple nuk po ndihmon dhe Startupet duhet të ndryshojnë botën”, fjala e Negroponte në WBF


Bashkëthemeluesi i MIT Media Lab dhe One Laptop Per Child edhe njëherë ‘godet’ Apple për mos pjesëmarrje në kërkime.

Nicholas Negroponte foli gjatë Forumit Botëror të Biznesit në Sidnej më 26 Maj për shqetësimin që ka për kompaninë e krijuar nga “miku i tij i vjetër”, Steve Jobs për shkak të mungesës së bashkëpunimit të kësaj të fundit me industrinë e teknologjisë.

Ai pretendon se në 20 vite, kompania nuk ka realizuar një punim kërkimor ose nuk ka marrë pjesë në takime të jashtme kërkimore, si për shembull grupe pune, workshope të financuara nga qeveria, ose të kenë organizuar takimet e tyre kërkimore me shkencëtarë të jashtëm ashtu siç shpeshherë bën Google, Microsoft dhe Facebook.

Negroponte tha se kompania ka një qëndrim të keq dhe ai e ka pasur të vështirë që të krijojë besim, pikërisht për shkak të kësaj “fshehtësie”.

Edhe pse merr disa përfitime nga “produkte të mira dhe të bukura në perfeksion,” të cilat pranon se edhe vetë i përdor, mënyra se si Apple bën biznes nuk haset shpesh në gjigandët e tjerë teknologjikë.

“Dihet nga të gjithë se Apple nuk merr pjesë në kërkime dhe teknologji shpesh dhe në një mënyrë që të teknologjia të përfitojë dhe është më shumë një marrëdhënie njëpalëshe,” ka thën për Mashable Australia Negroponte pas fjalimit.

“Po të shikoni Microsoft, e cila është një kompani të cilën mund të mos e admiroj aq shumë për produktet e saj, ajo ka një laborator të jashtëzakonshëm kërkimesh,” ka thënë Negroponte. “…sigurisht që ka informacione që i takojnë vetëm kompanisë, por në të ashtuquajturën botë konkurruese, ne varemi vërtet nga të qënit të hapur dhe nga pjesëmarrja, sensin e të cilave Apple nuk e shfaq.”

Në fjalën e tij, Negroponte iu referua debatit më të fundit mes FBI-së dhe Apple, në të cilin kjo e fundit refuzoi shkyçjen e telefonit iPhone të përdorur nga njëri prej autorëve të sulmeve terroristëve në San Bernardino në Kaliforni.

Sipas tij, shqetësues ishte fakti se publiku kishte më shumë besim te Apple se sa te qeveria, vetëm nëse kjo e fundit nuk do të zotëronte informacionet e tyre konfidenciale. “Apple u shpreh se nuk ‘do ta’ bënin, dhe jo se nuk ‘mund ta’ bënin. Pra që do të thotë se mundeshin ta bënin,” ka thënë ai.

Kjo nuk është hera e parë që Negroponte ka hedhur kritika ndaj Apple për politikën e saj “të dyerve të mbyllura”. Në një fjalim në TED në 2014-n e përdori podiumin për të tërhequr vëmendjen ndaj kompanisë Apple.

Startupet duhet të përpiqen të ndryshojnë botën

Një futurist dhe investitor, Negroponte është një përson që e di se sa i rëndësishëm është kërkimi në këtë industri. Gjatë të gjithë karrierës së tij ai ka parë shumë kompani të rriten dhe shumë ide të prodhohen. Ai gjithashtu është përfshirë shumë në industrinë e kërkimit.

Në diskutimin e tij me Mashable Australia, ai theksoi se startupet duhet të jenë novatore dhe jo thjesht të krijojnë një aplikacion tjetër. “Në periudhën afatgjatë ka një defiçit të të rinjve të cilët punojnë në problemet e vështira dhe që zgjasin në kohë,” ka thënë ai, raporton Mashable.

Në tregun e sotëm të teknologjisë, ku çdo njeri ka një startup, Negroponte beson se “sot ka më shumë para se sa ide të mira.” Ai duhet ta dijë mirë këtë, sepse ka investuar në 30 startupe gjatë 3 dekadave të fundit.

Ai këshilloi startupet të mendojnë jashtë kufijve të së zakonshmes dhe të mos nxiten nga investitorët për ta nxjerrë një produkt shpejt. “U kërkoj njerëzve t’i qëndrojnë më shumë besimit të tyre, kjo nuk do të thotë të jenë kokëfortë, duhet të kërkojnë më shumë për idenë e tyre se sa për financimin e saj,” ka shpjeguar Negroponte.

“I admiroj shumë njerëzit të cilët nuk tregohen të ‘zakonshëm’, por u tregojnë financuesve të tyre: ‘Nëse të duket shumë e vështirë, eja herë tjetër, do të gjejmë dikë tjetër.’ Jo çdokush gjendet në këtë pozitë, por ndoshta ndodhen më shumë se ç’mendojnë në atë pozitë.”

 

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0