Apple kërkon punonjës që të bëjnë punën nga shtëpia

Apple kërkon punonjës që të bëjnë punën nga shtëpia


Për të gjithë të apasionuarit e Apple, kompania ofron një mundësi të artë: rehatinë e punës nga shtëpia!

Apple ka bërë thirrje për punëtorë me kohë të plotë, për pozicionin si: AppleCare at Home Advisor. Funksioni? Të ndihmojnë klientët kur hasin probleme me produktet teknologjike të kompanisë.

iPhones, iPads, Macbooks e shumë të tjera, përfshihen në artikujt të cilët mund të krijojnë probleme për përdoruesit. “Nëse e dashuroni mënyrën se si teknologjia ju ndihmon të zgjidhni shumëçka, me siguri do të jeni të shkëlqyer për të ndarë njohurinë tuaj me të tjerët. Këtë do të bëni çdo ditë nga shtëpia”, shpjegohet në postimin në website të Apple.

Përvec  komfortit për të punuar me pizhama, kjo ofertë vjen si paketë bashkë me disa përfitime. Punëtorët do të paguhen edhe për ditët e pushimit, ashtu sikurse do të kenë zbritje për produktet e Apple. Kompania kërkon që aplikantët të kenë minimumi dy vite eksperiencë në fushën e suportit teknik, ashtu sikurse të jenë të njohur me zgjidhjen nëpërmjet telefonit, e-mail, chat-it etj. Super mundësi, apo jo?

/Bordo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0