Apple ka vjedhur idenë e krijimit të iPhone, iPad, iPod?! - Business Magazine Albania

Apple ka vjedhur idenë e krijimit të iPhone, iPad, iPod?!


 

Një person që pretendon se “Apple” ka vjedhur idenë e tij për krijimin e “iPhone”, “iPad” dhe “iPod” ka paditur gjigantin e teknologjisë për 10 miliardë dollarë. Thomas Ross thotë se ka hartuar projektin për këto pajisje që në vitin 1992, e pretendon se ai është “vjedhur dhe shfrytëzuar” nga “Apple”.

Skicat e banorit të Floridës në Shtetet e Bashkuara flasin për një pajisje që mund të përdoret për të lexuar romane apo artikuj lajmesh, të shohë video dhe fotografi në to. Po ashtu këto pajisje, sipas Thomas Ross do të ishin të specializuara edhe për komunikimin.

Ross thotë se vazhdon të përjetojë “dëmtim të madh dhe të pariparueshëm, që nuk mund të kompensohet plotësisht nga paratë”, edhe pse kërkon që “Apple” t’i dëmshpërblejë atij 10 miliardë dollarë dëme, si dhe t’i japë 1.5 për qind të shitjeve të ardhshme të “Apple”.

Të ardhurat e vitit 2015 për gjigandin e teknologjisë ishin 235 miliardë dollarë, çfarë do të thotë se me shumë gjasë, çështja gjyqësore është në favor të kompanisë.

“Apple” ka kryer një revolucion në komunikim dhe në botën e dixhitalizimit, duke u kthyer në një markë të preferuar për miliona përdorues anembanë botës. Ish-kreu ekzekutiv i “Apple”, i ndjeri Steve Jobs është shprehur dikur: Ne kemi qenë gjithmonë të paturpshëm për të vjedhur një ide të madhe.

Patenta është shpikur nga Thomas Ross gati 15 vite përpara se “iPhone” i parë të krijohej. Megjithatë, ajo u shpall e braktisur nga zyra amerikane e Patentave dhe Markave në vitin 1995, pasi Ross nuk kishte paguar taksat e nevojshme gjatë aplikimit.

 

/Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0