Apple hyn në garën e syzeve inteligjente – modeli i parë pritet në 2026 - Business Magazine Albania

Apple hyn në garën e syzeve inteligjente – modeli i parë pritet në 2026

Apple po përgatitet të zgjerojë horizontin e teknologjisë së veshshme: sipas Bloomberg, kompania planifikon të prezantojë syzet e saj të para inteligjente në vitin 2026. Pajisja do të jetë e pajisur me kamera, mikrofona dhe altoparlantë të integruar, duke i lejuar përdoruesit të ndërveprojnë me botën përmes komandave zanore dhe asistentit virtual Siri.

Përveç aftësisë për të bërë telefonata, kontrolluar muzikën dhe përkthyer në kohë reale, syzet do të ofrojnë udhëzime për orientim në hapësirë – një hap drejt teknologjisë që i afrohet realitetit të shtuar, megjithëse ky i fundit pritet të mbetet jashtë versionit të parë.

Pajisja do të përfshijë një çip të dedikuar të zhvilluar nga Apple. Një burim pranë projektit ka theksuar se syzet do të ndjekin modelin e suksesshëm të Meta Ray-Ban, por me ndërtim më cilësor dhe dizajn më të rafinuar. Kujtojmë që Meta shiti mbi 1 milion palë të tilla vetëm në vitin 2023, ndërsa edhe Google po bashkëpunon me marka të mëdha për të sjellë syzet e veta me inteligjencë artificiale.

Ndërkohë, Apple ka lënë mënjanë planet për një Apple Watch me kamera dhe veçori AI si “Visual Intelligence”. Vëmendja tashmë po përqendrohet në një version të ri të AirPods me kamera të integruara – një sinjal i qartë se Apple synon të pozicionohet fort në tregun e pajisjeve të zgjuara të udhëhequra nga inteligjenca artificiale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0