Apple dhe Google: Do të punojmë së bashku për të gjurmuar përhapjen e Koronavirusit përmes smartphone

Apple dhe Google: Do të punojmë së bashku për të gjurmuar përhapjen e Koronavirusit përmes smartphone


Apple dhe Google të premten filluan një përpjekje të madhe të përbashkët për të nxitur teknologjinë e smartphone-ve që të përmbajë pandeminë COVID-19. Kompanitë planifikojnë të shtojnë në telefon një softuer të ri që do ta lehtësonte përdorimin e teknologjisë Bluetooth për të gjetur personat, të cilët mund të kenë qenë të infektuar nga transportuesit e Koronavirusit.

Lexo: Manastirliu: Firmoset marrëveshja, 30 respiratorë të rinj për përballimin e COVID-19

Ideja është të ndihmojmë qeveritë kombëtare që të përdorin aplikacione për të ashtuquajturat “gjurmim të kontaktit”, që funksionojnë në iPhone dhe telefonat Android njësoj. Teknologjia funksionon duke shfrytëzuar sinjalet me rreze të shkurtër Bluetooth. Duke përdorur teknologjinë Apple-Google, aplikacionet për gjurmimin e kontakteve do të mbledhin të dhëna të telefonave të tjerë me të cilët ata kanë pasur afërsi.

Të dhëna të tilla mund të përdoren për të paralajmëruar të tjerët që mund të jenë infektuar nga transportuesit e njohur të Koronavirusit të ri. Por, kjo do të funksiononte vetëm në rastet kur pronarët e telefonave kanë instaluar aplikacionet dhe bien dakord të ndajnë të dhënat me autoritetet e shëndetit publik.

Zhvilluesit e programeve kompjuterike kanë krijuar tashmë aplikacione të tilla në vende përfshirë Singaporin dhe Kinën në përpjekje për të përmbajtur pandeminë. Në Europë, Republika Çeke thotë se do të lëshojë një aplikacion të tillë këtë muaj. Britania, Gjermania dhe Italia po zhvillojnë gjithashtu mjetet e tyre të gjurmimit.

Aktivistët e lirisë civile dhe mbrojtjes së të dhënave kanë paralajmëruar që aplikacione të tilla duhet të hartohen në mënyrë që qeveritë të mos i keqpërdorin ato për të gjurmuar qytetarët e tyre. Apple dhe Google thanë në një deklaratë të përbashkët se privatësia dhe siguria e përdoruesve janë marrë parasysh në hartimin e planit.

Ekspertët e sigurisë gjithashtu vërejnë se vetëm teknologjia vetëm nuk mund të gjurmojë në mënyrë efektive dhe të identifikojë njerëzit që mund të jenë infektuar nga transportuesit COVID-19. Përpjekje të tilla do të kërkojnë mjete të tjera dhe ekipe të punonjësve të kujdesit shëndetësor publik për të gjurmuar njerëzit në botën fizike, thonë ata.

Në Korenë e Jugut dhe Kinë, përpjekje të tilla kanë përfshirë përdorimin e kartave të kreditit dhe të dhënave të tranzitit publik.

Lexo: FMN miraton fondin për Shqipërinë: 190.5 milionë dollarë si mbështetje për të përballuar Covid-19

Duke pasur parasysh nevojën e madhe për gjurmimin efektiv të kontaktit – një mjet epidemiolog ka kohë që është në përdorim për të ulur përhapjen e sëmundjeve infektive – kompanitë do të zhvillojnë gjurmimin në dy faza. Në të parën, ata do të lëshojnë në maj softuerin që lejon autoritetet e shëndetit publik të lëshojnë aplikacione si për Android ashtu edhe për telefonat iOS.

Pastaj, në muajt e ardhshëm, ata gjithashtu do të ndërtojnë funksionalitetet e tjera.

Apple dhe Google bënë të ditur specifikimet paraprake teknike, të quajtur “Gjurmimi i Kontaktit të Ruajtjes së Privatësisë”.

Burimi: EuroNews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0