Apple dënohet për rritjen e çmimeve te librave elektronikë - Business Magazine Albania

Apple dënohet për rritjen e çmimeve te librave elektronikë


Apple është duke u përgatitur për të paguar një total prej 400 milion dollarësh (271 milionë euro) për një numër të madh të njerëzve të zakonshëm, pasi humbi një betejë të gjatë gjyqësore mbi rritjen e çmimeve të librave elektronikë .

Gjiganti i teknologjisë, është urdhëruar që t’ia paguajë një shumë të konsiderueshme parash njerëzve të cilët kanë blerë libra nga Apple. Paratë kesh, do të vendosen nëpër llogaritë e konsumatorëve të Amazon, Kobo dhe Barnes & Noble, raporton The Sun.

Në vitin 2014, një gjykatë amerikane akuzoi Apple dhe disa botues që kishin “komplotuar për të kufizuar tregtinë”.

Gjykata tha se: “avokatët e Apple dhe drejtuesit e saj më të lartë kanë orkestruar një skemë për rritjen e çmimeve me mospërfillje flagrante të kërkesave të ligjit”.

Apple u përpoq për të apeluar, por përpjekjet e tyre ishin mohuar herët këtë vit dhe Gjykata e Apelit të SHBA-ve e ka pohuar vendimin se Apple kishte bërë komplot për të rritur çmimet e librave elektronike”.

/telegrafi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0