Apple braktis Kinën për Indinë. A rrezikohet furnizimi global? - Business Magazine Albania

Apple braktis Kinën për Indinë. A rrezikohet furnizimi global?

Apple synon të prodhojë të gjithë iPhone-t për SHBA-në në Indi, duke u larguar nga Kina. Sipas një raportimi të Financial Times, Apple planifikon që në vitet në vijim të zhvendosë të gjithë prodhimin e iPhone-ve të destinuar për tregun amerikan nga Kina drejt Indisë

Kjo lëvizje e madhe pason përpjekjet e vazhdueshme të kompanisë për të diversifikuar zinxhirin e furnizimit, në një kohë kur tensionet gjeopolitike midis SHBA-së dhe Kinës po rriten. India tashmë është shndërruar në një qendër gjithnjë e më të rëndësishme prodhimi për Apple, me kompani partnere si Foxconn që kanë investuar ndjeshëm në kapacitete të reja.

Lexo edhe: Microsoft po paguan “punonjësit e dobët” që të largohen, çfarë po ndodh në Big Tech?

Ky ndryshim strategjik synon të ulë varësinë e Apple nga Kina dhe të forcojë pozicionin e saj në një treg gjithnjë e më sfidues global. Sipas burimeve, Apple ka rritur ndjeshëm prodhimin në Indi vitet e fundit dhe tani po planifikon të zhvendosë të gjithë prodhimin e modeleve të reja iPhone për SHBA në këtë vend.

 

Burimi: Reuters/ Përshtati: Businessmag.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0