Gjigandi i teknologjisë Apple është tashmë e para kompani në Shtetet e Bashkuara që vlerësohet në bursa me shifrën rekord të 2 trilionë dollarëve. Kjo rritje e madhe e kompanisë vjen vetëm 2 vite më pas kur ajo u vlerësua si e para në botë që arrin vlerën e 1 trilion dollarëve.
Aksionet e saj arritën çmimin e 467.77 dollarëve në mesditën e së mërkurës duke e çuar vlerësimin total në mbi 2 trilionë dollarë. Kompania tjetër në botë që vlerësohej në këto shifra ishte ajo e naftës Aramco që mbështetet nga qeveria saudite, por aksionet e saj kanë pësuar rënie dhe tashmë ajo kuotohet në çmimin 1.8 trilionë dollarë.
U deshën 42 vjet që Apple të arrinte vlerën 1 trilion dollarë në vitin 2018, ndërsa u deshën vetëm dy vjet të tjera për të arritur në 2 trilion dollarë. Një tjetër moment historik për prodhuesin e iPhone-ve, kompjuterëve Mac dhe Apple Watches, duke çimentuar titullin e tij si ndërmarrja më e vlefshme publike në botë, ndërsa pandemia siç duket ka qenë një shpërblim për gjigandët e teknologjisë. Kohët e fundit, në mes të marsit, vlera e Apple ishte nën 1 trilion dollarë pasi tregu i aksioneve u zhyt në frikën e koronavirusit, por javët e fundit rezultuan “të arta” për gjigandin e teknologjisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto