Apple arrin rekorde të reja për shitjet - Business Magazine Albania

Apple arrin rekorde të reja për shitjet

Apple

Shitjet e Apple shënuan rekord gjatë periudhës së Krishtlindjes, pasi familjet zgjodhën risitë e fundit të kompanisë, telefonë, laptopë dhe aparatura të tjera.

Rekordi i rritjes u sënua në Kinë me 57%. Në tre muajt e fundit të 2020 shitjet i kaluan 111 miliardë dollarë, një rritje me 21 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Për këtë ka ndikuar pandemia, e cila ka bërë që më shumë aktivitete të kthehen online, duke rritur kërkesën për teknologji të re.

Apple numëron tashmë më shumë se 1.65 miliardë aparatura aktive në shkallë globale, përfshirë mbi 1 miliard iPhonë. Fitimet e Apple vijnë pas prezantimit të serisë së re të iPhonëve 12, që ekzekutivët kanë thënë se kanë bindur një numër rekord njerëzish të ndryshojnë markë ose të rifreskojnë modelet më të vjetra. Kompania tha se kishte rritje në kinë, ku pandemia e ka zbutur tani peshën mbi ekonominë, e ndihmuar kjo pjesërisht edhe nga rritja e kërkesës për telefonë me rrjetin e ri 5G.

Lexo: Pasuria e miliarderëve u rrit me 27 përqind gjatë pandemisë

Shitjet në rajonin e gjerë të Kinës, që përfshin edhe Hong Kongun dhe Tajvanin, u rritën me 57 për qind. Ndërsa në Europë shitjet u rritën me 17 për qind dhe me 11 përqind në kontinentet amerikan.

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0