Aplikim për njerëzit kreativ dhe ekspertët e IT-së

Aplikim për njerëzit kreativ dhe ekspertët e IT-së

~5 minuta lexim


Ju ftojmë të merrni pjesë në projektimin e të ardhmes së transmetimit duke punuar me BBC, Databox si dhe Fondacionin e Arteve dhe Teknologjisë Kreative (FACT).

Aplikoni deri më 15 Tetor dhe fitoni një mundësi për të marrë pjesë në një seminar në Forumin rajonal të inovacionit “Sarajevo Unlimited”, nga 2 deri më 4 Nëntor të vitit 2017.

‘Sarajevo Unlimited’ është një platformë rajonale për sipërmarrësit, talentet dhe krijuesit e ndryshimeve të organizuara nga biznesi ,qendra kreative dhe inovative Networks INT.

Nëse mereni me ndonjë fushë kreative siç është filmimi apo programimi dhe IT – veçanërisht Internet of Things apo IOT – dhe nëse jeni të rrjedhshëm në Anglisht dhe vini nga Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia ), ju mund të fitoni një mundësi të veçant për të marë njohuri novatore të të menduarit rreth transmetimit.

Gjatë dy ditëve të punëtorisë, do të ekspozoheni në botën e OBM (Object-Based Media)  dhe do të jeni të  zhytur në krijimin e llojeve të reja të përmbajtjes që e transformojnë shtëpinë në një eksperiencë përvetësuese, të angazhuar dhe të përhapur.

Ju do të mësoni se si të përdorni  platformën Databox për të krijuar përvoja të thella që përfshijnë pajisjet IoT të vendosura në shtëpi nëpërmjet Object Based Media për të rritur angazhimin e audiencës.

Ju do të fitoni njohuri të vlefshme për mënyrat e reja të të menduarit rreth transmetimit, IoT ( Internet of Things), privatësisë dhe të dhënave. Në fund të workshop-it, të gjithë pjesëmarrësit do të kenë një mundësi për të fituar një eksperiencë unike trajnimi në Mbretërinë e Bashkuar, nga të cilët do të zgjidhen dy.

Ky program në Mbretërinë e Bashkuar (duke përfshirë Liverpool, Manchester dhe Nottingham) do të mundësojë që dy pjesëmarrës të punojnë me tre përfaqësues kryesorë në fushën e mediave, si BBC, FACT dhe Databox. Fokusi do të jetë tek një demonstrim eksperimental bazuar në skenarin e një ‘realiteti familjar’, që do të jetë një eksperiment ‘i gjallë’ në përvojën e OBM-së duke kapur gjithashtu të dhëna në kohë reale në këte përvojë. Ky program do të zhvillohet në Shkurt të 2018.

Përmes këtij programi do të keni mundësi të jeni pjesë e një ndryshim modeli në përvojën e mediave dhe të keni një mundësi për të paraqitur një propozim për projektin ‘Living Room of the Future’ që do të realizohet në publik, në organizatën kryesore të arteve digjiitale në Mbretërinë e Bashkuar, FACT.

SI TË APLIKONI

Nëse keni të drejtë të aplikoni, ju lutemi plotësoni formularin online të aplikimit të disponueshëm këtu deri në datën 15 Tetor në 23.59 CET.

PROCESI I VENDIMMARRJES

Paneli i përbërë nga përfaqësuesit e BBC, FACT, Databox dhe British Council do të zgjedh deri në 20 pjesëmarrës në seminare – kreative inovative me përvojë të provuar të projekteve të zhvilluara me sukses në film, instalime të arteve vizuale, lojëra dhe IoT.

Aplikantët e suksesshëm do të informohen me email deri të premten 20 Tetor. Do të mbulohet udhëtimi, akomodimi dhe ushqimi në lidhje me pjesëmarrjen në seminare.

Për më shumë informacion rreth partnerëve, ju lutemi vizitoni faqet e tyre të internetit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Çelësi i suksesit është të fillosh përpara se të jesh gati.”
— Marie Forleo
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0