Aplikacioni shqiptar 'Hello' për të folur falas me botën - Business Magazine Albania

Aplikacioni shqiptar ‘Hello’ për të folur falas me botën


Me mbi 10,000 shkarkime qysh në muajin e parë të lançimit në Android, aplikacioni shqiptar Hello tani është lançuar edhe për iPhone.

Teknologjia gjatë viteve të fundit ka arritur të lidhë miliona njerëz anembanë botës megjithatë në të njëjtën kohë ajo ka vështirësuar procesin e njohjes me njerëz të rinj. Pikërisht këtë problem synon ta zgjidhë aplikacioni shqiptar Hello, që mundëson komunikimin e thjeshtë, të shpejtë dhe me njerëz anembanë botës.

Pas lançimit falas në Android, Hello arriti shumë shpejtë të tejkalojë mbi 10,000 shkarkime prej Brazilit deri në Kosovë e Shqipëri, duke lidhur njerëz që nuk njohin njëri-tjetrin dhe të cilët mund të komunikojnë me njёri-tjetrin për dy minuta.

Lançimi i aplikacioni në iOS përfshin në mes tjerash edhe disa veçori të reja si kushtet e përdorimit që qartësojnë më shumë procesin e realizimit të komunikimit, anonimitetin në thirrje, mbrojtjen e privatësisë, user-id të rëndomtë, raportimi i keqpërdorimeve, etj.

 

/Koha.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0