Aplikacionet më të mira Android për vitin 2018

Aplikacionet më të mira Android për vitin 2018


Google ka zbuluar zgjedhjet e tij për aplikacionet më të mira të vitit, ndaj përdorues të Android vini re:

Kompania publikoi listat e fundvitit duke nxjerrë në pah më të mirën e Google Play dhe shpërbleu aplikacionin Drops me vendin e parë.

Aplikacionet e tjera Android të zgjedhura nga Google përfshijnë:

Në kategorinë “aplikacionet më argëtuese”:

  • Vimage, një aplikacion që ju lejon të shtoni animacione në fotot tuaja.
  • No Draw, një aplikacion për ngjyrosje.
  • Neverthink, një aplikacion për të parë video interneti.
  • TikTok, një version i ri Musical.ly.
  • Scout FM, një aplikacion për të dëgjuar podcasts.

Në kategorinë e gurëve të çmuar:

  • Slowly, një aplikacion që synon të rikrijojë eksperiencën e këmbimit të letrave me miqtë.
  • Unfold, një aplikacion që ju ndihmon të krijoni histori me template minimaliste.
  • Just a Line, një aplikacion vizatimi me anë të realitetit të shtuar, krijuar nga Google.
  • Luci, një aplikacion që spjegon ëndrrat për njerëzit e apasionuar pas parashikimeve.
  • Learn Spanish with Lirica, një aplikacion që përdor këngët më të famshme për t’i ndihmuar përdoruesit të mësojnë gjuhën spanjolle.

Në kategorinë zhvillim personal:

  • Mimo, një aplikacion që ju ndihmon të kodoni.
  • 10% Happier, një aplikacion meditimi që e bën më të lehtë meditimin
  • Keep Trainer, një aplikacion që mundëson trajnim për fitness.
  • MasterClass, një aplikacion që ofron kurse aktrimi, këndimi dhe gatimi.

Në kategorinë “ndihma e përditshme”:

  • Tasty nga Buzzfeed, aplikacioni që ju mëson receta të reja me video shumë të thjeshta.
  • Otter Voice Notes, një aplikacion që përdor inteligjencën artificiale për të gjeneruar kopje nga regjistrime të zërit.
  • Sift, një aplikacion blerjesh që ju ndihmon të përfitoni sa më shumë nga paratë tuaja.
  • Canva, ju ndihmon të dizenjoni postera, broshura dhe postime për rrjetet sociale.
  • Notion, një aplikacion produktiviteti që ju ndihmon të ruani shënimet tuaja dhe listën e detyrave.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0