Anila Busho, sipërmarrësja që e ndan jetën mes teknologjisë dhe bamirësisë - Business Magazine Albania

Anila Busho, sipërmarrësja që e ndan jetën mes teknologjisë dhe bamirësisë

Anila Busho

Vështirë të takosh Anin, siç e quajnë miqtë e saj, dhe të mos marrësh një energji pozitive, si nga bisedat për sipërmarrjen, mbështetjen për startup-et edhe mbështetjen e fëmijëve, të moshuarve. Anila Busho, është inxhiniere në fushën e informatikës. Ajo është e talentuar dhe e apasionuar pas muzikës e poezisë. Por, ka invesuar në teknologji. Prej dhjetë vitesh drejton EIPASS, kompaninë e specializuar në formimin dhe certifikimin në fushën e teknologjisë, certifikatë e njohur në nivel ndërkombëtar.

Ne kemi zhvilluar një intervistë me Anin, ku tregon rrugëtimin dhe pasionet e saj.

Dok. Ing. Anila Busho, informatikane.

CEO&Co-Founder i Certipass Digital Skills

 -Çfarë është EIPASS dhe prej sa vitesh është në treg?

EIPASS | Pashaporta Evropiane e Informatikës

Çertifikimi i kompetencave në fushën e TIK kualifikon dhe i jep vlerë CV-së, duke lehtësuar futjen në botën akademike dhe në botën e punës. EIPASS mbështet përhapjen e kulturës digjitale dhe principin e LifeLong Learning, mbi të cilin bazohen programet ndërkombëtare të çertifikimit.

EIPASS numëron mbi 25 vite në tregun ndërkombëtar dhe tashmë afërsisht 10 vite në Shqipëri, rajon e më gjerë(Ballkan).

Kujt i vlen dhe i nevojitet dhe për përdoret?

Inovacioni në radhë të parë është kulturë, pastaj proçes teknologjik!

Certipass Digital Skills është një ent që merret me inovacionin dhe formimin, duke promovuar në partneritet me ente publike, universitete dhe shoqëri private të gjithë hapat e formimit të personalizuar, hapa këto të aftë t’u përgjigjen nevojave të vazhdueshme specifike të profesionistëve.

Certipass Digital Skills është enti distributor, i autorizuar nga CERTIPASS për shpërndarjen e certifikimeve EIPASS (European Informatics PASSport) në territorin e: Shqipërisë, Bosnjë – Herzegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, tashmë edhe në të gjithë Ballkanin.

Certipass Digital Skills promovon marrëveshje dhe partneritete me shkollat, universitetet, entet publike dhe entet e kërkimit, kombëtare dhe ndërkombëtare, për zhvillimin në bashkëpunim të projekteve të rëndësishme dhe të iniciativave në fushën kulturore, edukative, formuese dhe shkencore.

Objektivi i EIPASS është favorizimi dhe shpërndarja e zhvillimit të kompetencave digjitale dhe promovimi i rritjes së numrit të të rinjve të talentuar, duke marrë pjesë edhe në projekte të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare që lidhen me temën e formimit dhe të çertifikimit të kompetencave TIK, lidhur me edukimin dhe punën.

Artikulli u publikua më parë në faqen 72 të numrit 29 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të abonoheni Këtu për nr. 29 të saj.

EIPASS, propozon zgjidhje formimi dhe çertifikimi të kompetencave në fushën e TIK, me një gamë të gjerë shërbimesh bashkëkohore, duke ofruar metodologjitë dhe teknologjitë më të avancuara, të disponueshme në ditët e sotme, që lejojnë përvetësimin e niveleve të ndryshme të kompetencave në funksion të përmbajtjes didaktike, të programit të studimeve të ndërmarra apo që do të ndërmerren, të sjelljeve personale, të pritshmërive si dhe të roleve të punësimit të kandidatëve.

Digital Skills bashkëpunon për realizimin e projekteve europiane të koofinancuara: Një mundësi e vyer kjo për kulturën dhe për ata që bashkëpunojnë në këtë sektor, për arritjen e një mbështetjeje në realizimin e ideve dhe projekteve, iniciativave dhe aktiviteteve që lejojnë përhapjen e identitetit kulturor të vendit.

Si nise të merresh me këtë?

Në vitin 2009, unë isha pjesë e një projekti me Ministrinë e Arsimit dhe Cooperazione Italiana në Shqipëri, për trajnimin dhe certifikimin e disa mësuesve të informatikës të shkollave të mesme, duke ndërtuar 5 laboratorë informatikë të fjalës së fundit të teknologjisë përkatësisht: 2 në Tiranë, 1 në Vlorë, 1 në Korçë dhe 1 në Shkodër.

Projekti kishte si qëllim të trajnonte mësuesit në fushën e TIK, me filozofinë Train the Trainers. U trajnuan dhe certifikuan mbi 260 mësues, që më vonë u pasuan nga 2000 të tjerë e kështu me radhë 4000 e deri në 10.000 mësues në total.

Pasi projekti rezultoi i suksesshëm, kompania ndërkombëtare e zotërimit të certifikimeve EIPASS për gjithë botën, më besoi mua Shqipërinë në vitin 2013 dhe pas 2 vitesh edhe rajonin. Sot në më pak se 10 vite që EIPASS numëron në Shqipëri dhe rajon, mu besua i gjithë Ballkani dhe ndihem krenare për këtë arritje.

Formimi yt është në fushën e teknologjisë. Kjo ishte arsyeja?

Po, unë kam përfunduar studimet në Informatikë, me titullin shkencor “Informatikan”, në vitin 2003.

Kjo është dhe një nga arsyet më të forta, por në fakt ka qenë këmbëngulja e bashkëshortit, si një nga shtysat e mia më të mëdha, që të vendosja të qëndroja në Shqipëri dhe ta sillja këtë produkt këtu. Ai ka jetuar 20 vite në Gjermani dhe vendosi të kthehej për të kontribuar për këtë vend, vendin tonë.

Lexo: 6 të vërtetat e frikshme për t’u bërë një sipërmarrës 

Cilat janë sfidat profesionale në këtë drejtim?

Sfidat kanë qenë dhe janë shumëngjyrëshe dhe të llojshme. Kuptohet jo aq profesionale sesa personale më shumë. Një është fakti që zgjodha të sillja një risi në kohën dhe vendin e gabuar, por që për mua kjo ishte edhe sfida ime personale dhe profesionale njëkohësisht. Në vitin 2009 të flisje për informatikën dhe online-n ishte një sipërmarrje e vështirë, por jo e paarritshme. Me shumë përpjekje dhe mes shumë muresh që na u vunë për t’i rrëzuar më shumë se kapërcyer ia dolëm gjithsesi të krijojmë më shumë sesa një BRAND.

EIPASS është bërë tani motoja e çdo të riu, qē kërkon të përballet sigurt, me botën që po flet gjithnjë e mē tepër, vetēm ICT. I vlen çdo fëmije nga mosha 7 – 13 vjeç për t’u njohur me rrezikun që shfaq interneti sot si edhe per t’u njohur paksa me kodimin dhe bazat e kompjuterit.

U vlen gjithashtu të rinjve në konkurse të ndryshme për punë apo në CV-në e tyre për bursa studimi brenda dhe jashtë vendit si edhe deri tek administrata publike për kualifikimin e mësuesve, mjekëve dhe të gjithë punonjësve të administratës publike dhe private për të qenë më IN me kohën, në epokën digjitale që ne po jetojmë.

Çfarë parashikoni të zhvilloni në vijim. Pra, cila do të jetë e ardhmja e EIPASS?

Në fakt projektet tona të radhës janë gjithçka që ka të bëjë me Inovacionin dhe Teknologjinë. Jemi duke bashkëpunuar me kompani, banka, ambasada duke trajnuar stafet e tyre dhe jo vetëm. Jemi duke propozuar zgjidhje inovative si p.sh. Aplikacione të ndryshme, ku të rinjtë dhe bizneset të vijnë më afër njëri-tjetrit. Kompanive po u krijojmë një lehtësi në shitjet online, duke ju ofruar shërbimin e-commerce apo edhe App-e, që u lehtësojnë atyre gjithë procesin e punës. Të rinjtë, të cilët janë pjesë e stafit tonë, janë produkt i EIPASS në vite. Shumë nga ata sot punojnë nga këtu për kompani gjigande në botë. Kjo pra është e ardhmja EIPASS, që Rinia të mbetet këtu dhe vendi të zhvillohet, duke sjellë ide dhe projekte inovative nderkombëtare, që të mund të krijohen dhe zbatohen nga këtu globalisht.

Lexo:  Historia e profesionistes së marketingut Ermelinda Hajdari

Ju jeni shumë aktive në jetën sociale, me angazhime në komunitete të ndryshme dhe mbështetje. Çfarë ju shtyn?

Më kujtohet kur isha e vogël, përkatësisht aty rreth moshës 7 vjeçare ndihmoja të moshuarit, kur i shikoja në rrugë me qeset e pazarit në duar. Më pas, kur arrinim në shtëpitë e tyre unë nuk mbaja mend rrugën e kthimit tek shtëpia ime pasi edhe ata ishin çdo ditë të ndryshëm. Pasi u tregoja mbiemrin dhe vajza e kujt isha ata nënqeshnin dhe më shoqëronin deri në shtëpinë time. Tani vonë kam kuptuar se unë kam lindur dhe jam edukuar të jem kjo që jam dhe të bëj atë që ndiej. Më besoni, pasi fillova të angazhohem me këto target grupe magjike, do të thoja, atëherë kuptova se nuk kisha jetuar më parë.

Kjo është dhe arsyeja se pse çdo ditë e më shumë shtyhem të jem pranë njerzve në nevojë. E ndiej që vetëm kur jam pranë tyre jetoj vërtet.

Mes komuniteteve të biznesit çfarë komuniteti do të veçonit dhe pse?

Nē fakt, nuk do dëshiroja të veçoja ndonjë biznes, por të theksoja se bizneset që bazohen tek teknologjia, inovacioni dhe investimi në këtë fushë është i duhuri, në epokën digjitale që po vrapon çdo ditë e më shpejt dhe ku gjuha e së ardhmes do të jetë ICT.

Të rinjve, si e ardhmja e çdo kombi, ju sugjeroj të fokusohen në ide inovatore e start up-e duke ju cituar një pjesë nga libri ” Kombi që u lind”, pra “Start up Nation” që i dedikohet Izraelit:

*Të jesh i ri pa një start up në Izrael, quhesh që je akoma një fetus*.

Me këtë thënie po e mbyll duke ju këshilluar ashtu si Presidenti i Amerikës, Z. John Fitzgerald Kennedy këshilloi popullin amerikan para shumë vitesh:

Bëni që emri juaj të mbetet dhe të kujtoheni për veprat që do lini pas, duke bërë edhe ju diçka për atdheun tuaj, jo vetëm të prisni çfarë do bëjë atdheu për ju.

Së fundni ju jeni edhe pjesë e një aplikacioni të mbështetur dhe nxitur ngaa Bashkia e Tiranës. A mund të na thoni më shumë për të?

Aplikacioni MAYA, është projekt fitues i Programit Tirana European Youth Capital, financuar nga Kongresi Rinor Kombëtar, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Marketplace Youth Area/MAYA do t’u ofrojë mundësi punësimi të rinjve, duke u lidhur me biznese kombëtare dhe ndërkombëtare, ku nëpërmjet tregut virtual mundësohet kërkesë/oferta për shërbime digjitale.

Qëllimi i MAYA app është të ndryshojë mënyrën se si të rinjtë punojnë virtualisht në bashkëpunim me bizneset dhe profesionistët, të cilët ofrojnë nëpërmjet tregut virtual shërbime digjitale në kategori dhe nënkategori të ndryshme si: Graphic Design, Digital Marketing, Programming & Tech, Video & Animation, Audio & Music, Business, Data, Lifestyle, etj,.

Ftojmë të gjithë të rinjtë dhe bizneset të bëhen pjesë e Aplikacionit për të përqafuar teknologjinë dhe idetë inovative në epokën digjitale që ne po jetojmë.

Artikulli u publikua më parë në faqen 72 të numrit 29 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të abonoheni Këtu për nr. 29 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0