Meta, kompania zotëruese e Facebook, është lajmëruar nga mbikëqyrësi i konkurrencës në Mbretërinë e Bashkuar se duhet të shesë platformën e ndarjes së videove të shkurta në formën e GIF-it, të quajtur “Giphy”.
Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve tha të martën se marrëveshja mund të dëmtojë përdoruesit e mediave sociale dhe reklamuesit në Mbretërinë e Bashkuar. Kompania Meta tha se nuk është dakord me vendimin dhe se po shqyrton një ankesë.
Rregullatori arriti në përfundimin se blerja e Giphy nga Meta do të reduktonte konkurrencën midis platformave të mediave sociale. Ai shtoi se marrëveshja tashmë e ka hequr Giphy si një sfidues të mundshëm në tregun e reklamave të ekranit.
Një panel zbuloi se Facebook do të ishte në gjendje të rriste fuqinë e tij tashmë të rëndësishme të tregut në lidhje me platformat e tjera të mediave sociale duke mohuar ose kufizuar aksesin e platformave të tjera në Giphy GIF. Kjo nga ana tjetër do të dërgonte më shumë trafik në faqet në pronësi të Meta – Facebook, ËhatsApp dhe Instagram – të cilat tashmë përbëjnë 73% të kohës së përdoruesve të shpenzuar në mediat sociale në Mbretërinë e Bashkuar, përfundoi paneli.
Meta gjithashtu mund të ndryshojë kushtet e aksesit në GIF-et e Giphy, tha CMA. Për shembull, mund të kërkojë nga TikTok, Tëitter dhe Snapchat që të ofrojnë më shumë të dhëna përdoruesi në mënyrë që të kenë akses në Giphy.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.