Android Pay lançohet në Singapor - Business Magazine Albania

Android Pay lançohet në Singapor


Duke filluar nga sot sipas kohës lokale, shumica e përdoruesve të Android në Singapor do të jenë në gjendje për të lidhur kartat e kreditit me telefonat e tyre dhe të tentojnë të paguajnë në dyqanet e ishullit. Kjo e bën Singaporin vendin e tretë në nivel global që merr shërbimin në celular të pagesës Google pas SH.B.A., në të cilën u lançua për herë të parë në shtator të vitit të kaluar, dhe Mbretërinë e Bashkuar, e cila e mori atë në muajin maj.

Android Pay që punon me telefonat Android NFC me sistem KitKat 4.4 ose më të lartë, ka qenë duke funskionuar në shumicën e modeleve të lançuar që nga mesi i vitit 2014.

 

Android-Pay-Azi-Singapor-Businessmag

Debutimi i shërbimit në Singapore vjen në një rivalitet të ashpër ndaj Apple, i cili u lançua në këtë vend në prill, dhe Samsung Pay i cili u lanqua në Azinë Juglindore u hap dy javë më parë në Singapor.

Ashtu si Apple dhe Samsung, të cilat mbështesin shumicën e bankave këtu, Google ka bërë të sigurt që dita e saj e madhe këtu nis me mbështetjen e bankave të mëdha, gjithashtu. Android Pay do të mbështesë MasterCard dhe kartat Visa nga DBS / POSB, OCBC Bank, Standard Chartered dhe UOB.

MasterCard vlerëson se ajo do të mbulojë rreth 30,000 terminale në të gjithë ishullin.

/TechSot.Al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0