Anaida Deti, stomatologia që po hap rrjetin e saj të klinikave në Kanada - Business Magazine Albania

Anaida Deti, stomatologia që po hap rrjetin e saj të klinikave në Kanada

Anaida Deti

Anaida Deti është larguar nga Shqipëria në 1997.  Pasi jetoi mbi 5 vite në Itali, u zhvendos në Kanada. Studimet e saj në Stomatologji në Itali nuk iu njohën dhe iu desh të nisë gjithçka nga e e para. Në një intervistë për Businessmag ajo tregon se, “Anglishten e flisja shumë pak, kishim mësuar në shkollë, po nuk e kishim praktikuar, ishte shume bazike dhe për t’u kuptuar ishte shumë e vështirë nga theksi që njerëzit kishin këtu. Fillova të mësoja anglishten (ESL). Mora diplomën e gjimnazit dhe nisa studimet në kolegj si asistente dentiste.  Punova një vit e gjysëm, po doja të bëja diçka më tepër”. Ndaj vendosur t’u kthehet sërish studimeve dhe kësaj radhe studion si higjeniste dentare për dy vite.

Tashmë ajo zotëron licensën shtetërore prej 10 vitësh dhe ka hapur klinikën e saj dentare DentalX, pas dy vitesh punë në klinika të ndryshme. “Në fillim kam ndarë hapësirën me profesionistë të tjerë dentarë në 3 klinika të ndryshme, po ishte shumë e vështirë se kishim vizione te ndryshme mbi biznesin dhe trajtimin e klientëve.  Klinikën time e kam hapur në Maj të 2016 pas 9 muajsh kërkimi”, thotë Anaida. Fillimi i saj ishte shumë i vështirë dhe mezi priste të binte telefoni e të hapej dera. Por, tani është e kënaqur. Klinika e saj trajton mbi 3,000 pacientë dhe ka një staf me stomatologë të kombësive të ndryshme.

Lexo: Slloveni, çmimi ” Mjeku më i mirë ” i takon shqiptares Hatije Ismaili

Mes sfidave ajo rendit gjuhën dhe shkollimin nga e para. “Më është dashur të shkoj në shkollë e të punoj pas shkolle.  Ditë të gjata e të lodhshme me punë të ndryshme, në supermarkete, etj, deri sa mbaroi shkollën.

Sfidë tjetër ishte të jesh mama dhe të kesh bizines. “Ndërkohë që shkoja në shkollë dhe punoja, kisha dhe djalin shumë të vogël dhe shumë herë isha pa gjumë dhe më duhej të vazhdoja me ditën edhe pse pa pushuar fare. Kur linda vajzën, pas tre ditësh më është dashur të kthehem në punë. Është shumë e vështirë të menaxhosh familjen dhe biznesin në të njëjtën kohë, pasi nuk je në punë 9 me 5, po puna nuk mbaron kurrë, edhe kur je jashtë klinikës.

Por, po të kthehej pas, e vetmja gjë që do të bënte ndryshe, do të ishte kalimi i një kohe më të gjatë me fëmijët. “Fëmijët rriten shumë shpejt dhe ato momente kur janë të vegjël nuk kthehen kurrë më.  Prandaj mundohem të kaloj sa më shumë kohë me ta dhe të udhëtojmë sa më shumë së bashku që të krijojmë sa më shumë kujtime”.

Lexo: Diaspora Shqiptare themelon Fondacionin e Shqiptarëve Globalë

Ndërkohë, objektivat e saj janë të shumtë. Ajo tregon se është në procesin e firmosjes së kontratës për të hapur klinikën e dytë të DentalX dhe synon që në të ardhmen të ketë disa klinika.

Ajo sheh shumë mundësi për zhvillim biznesi edhe jashtë Shqipërisë dhe inkurajon të rinjtë të punojnë fort për të plotësuar ëndrrat e tyre. Mund të jetë shumë e vështirë, por jo e pamundur. Me shumë punë dhe vendosmëri çdo gjë është e mundur, sipas saj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0