Amnistia fiskale do zgjasë 9 muaj, deklarim deri në 2 milionë euro. Dhomat e Tregtisë “kundërshtojnë” nismën - Business Magazine Albania

Amnistia fiskale do zgjasë 9 muaj, deklarim deri në 2 milionë euro. Dhomat e Tregtisë “kundërshtojnë” nismën

Amnistia fiskale propozuar nga qeveria parashikon falje fiskale, por edhe penale për individë apo biznese, ndryshe nga të mëparshmet të cilat kanë qenë vetëm fiskale. Në këtë kuadër rol të fortë do duhet të luajnë dhe organet e drejtësisë.

Nga kjo amnisti përfitojnë individët brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe shtetasit e huaj që paguajnë taksa në vendin tonë. Ministrja e Financave bëri me dije dhe detajet se si do të implementohet

“Projektligji synon një afat 9 mujor zbatimi për të gjithë subjektet që plotësojnë kushtet dhe kriteret për tu bërë pjesë e tij. Parashikohet një kufizim prej 2 milionë eurosh për deklarimin vullnetar të pasurive. Njësia speciale pranë administratës tatimore brenda pesë ditëve do analizojë kërkesat nga subjektet, individë apo tatimpagues duke ndërvepruar  në mënyrë elektronike me të gjithë institucionet shtetërore që lidhen me luftën kundër krimit, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Në përfundim të afatit pesë-ditor administrata tatimore do japë një vërtetim nëpërmjet të cilit individët apo bizneset mund t’i drejtohen sistemit bankar për të paguar një tatim të posaçëm për legalizimin e kapitaleve.  Kjo normë e reduktuar është 7% për 4-mujorin e parë të zbatimit të ligjit dhe 10% për 5-mujorin e dytë të zbatimit të ligjit.” – u shpreh ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Lexo edhe: Amnisti fiskale? Një projektligj për konsultim publik

Ky projektligj sipas qeverisë është i mirëstudiuar dhe ka kritere mjaft të forta.

“Përjashtohen zyrtarët e lartë dhe të mesëm, të sotshëm dhe të dikurshëm. Përjashtohen individët e skeduar globalisht me rekorde kriminale, të verifikuar dhe të paverifikuar. Asnjë nga pasuritë e deklaruara nuk mund të transferohen jashtë Shqipërisë për pesë vite. Mund të legalizohen shumat në të holla, sende me vlerë, pasuri të luajtshme apo të paluajtshme, elementë të veçantë të pasqyrave financiare vjetore të subjekteve. Paratë nuk mund të tërhiqen kesh deri në afatin e zbatimin e ligjit, që të bëhet  një skemë mashtrimi për të deklaruar sa më shumë fiktivisht. Qëllimi i amnistisë mundëson ligjësimin e pasurive të padeklaruara ose të paregjistruar, rishikimin e pasqyrave financiare, pagesën e detyrimeve tatimore për të ardhurat që deklarohen. Krijon amnisti penale dhe fiskale për subjektet.” –  u shpreh zv.kryeministri Arben Ahmetaj.

Draftligji i ri sërish është i pamjaftueshëm për Komisionin Europian i cili ngre sërish alarmin se amnistia dobëson kontrollet kundër pastrimit të parave dhe mund ta kthejë vendin në parajsë fiskale. Nisma është kundërshtuar edhe nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe ajo Gjermane.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0